Bayerni nuk e lë Lewandowskin të largohet

June 20, 2022
1 minut lexim

Polaku ka edhe një vit kontratë me skuadrën nga Bavaria. 

Bayern Munich insiston që Robert Lewandowski do të mbetet edhe një sezon në radhët e tyre. 

Bavarezët i kanë injoruar të gjitha mesazhet që janë bërë nga lojtari dhe optimizmin që Barcelona ka për transferimin e tij.

Uli Hoeness, një ish lojtar dhe ish president i klubit bavarez, tha për Sport1 se ata llogarisin në shërbimet e Lewandowskit.

“Për ekipin e ri po punohet intensivisht. Nëse gjithçka shkon siç më është prezantuar javën e kaluar, ne do të shohim një skuadër atraktive sezonin e ri me Lewandowskin pjesë të saj”, tha Hoeness.

Në të njëjtën mënyrë, ai ka dërguar një mesazh te Barcelona dhe agjenti i lojgarit, Pini Zahavi. 

“Gjërat nuk kanë shkuar saktësisht në mënyrën si ai dhe agjenti i tij kanë dashur”, tha Hoeness. 

“Kjo është arsyeja pse ata janë të inatosur. Do t’i këshilloja të gjithë që të fokusohen në objektiva dhe mos ta lejojnë situatën të eskalojë. Dielli do të ndriçojë mbi Lewandowskin dhe Bayernin përsëri. Gjithmonë ka qenë kështu”. 

Lewandowski i përfundon kontrata me Bayern vitin e ardhshëm dhe kjo do të jetë mundësia e fundit për klubin që të fitojë nga ai, por Hoeness është në favor të mbajtjes së polakut. 

“Nëse nuk keni një alternativë që ju mendoni se mund ta zëvendësojë atë në një masë të caktuar, gjë që duket e vështirë, atëherë pse duhet larguar”, tha Hoeness. 

“Unë do t’i rekomandoja që ata ta mbajnë atë edhe për një vit. Pas kësaj do të shohim nëse ai largohet pa para apo rinovon kontratë përsëri me ne”. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Ngjarjet e datës 21 qershor

Story i radhës

Vishuni me stil gjatë verës, zbuloni aksesorin që do t’ju zbukurojë veshjen…

Të fundit nga

ShkoLartë