Bayern Munich po këmbëngul për të mos e shitur sulmuesin e tyre kryesor, Robert Lewandowski.
Përkundër që lojtari insiston se duhet të largohet, bavarezët po tentojnë ta mbajnë me çdo kusht polakun.
33-vjeçari tash e disa kohë e ka shprehur haptazi dëshirën për të ndërruar ambient, me Barcelonën që është në “pole position” për shërbimet e tij.
Mbetet të shihet se si do të rrjedhë kjo “telenovelë” e cila akoma nuk ka gjetur zgjidhje.