Sipas raportimeve të Sky Deutschland, Sadio Mane pritet të martën në Mynih për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore, përpara se të nënshkruajë kontratën që do ta lidh atë me Bayern Munich për 3 vitet e ardhshme.
Te Liverpool do të shkojnë 32 milionë euro plus bonuse deri në një maksimum prej 9 milionë euro. Pra, ne total operacioni mund preke 41 mln eurot qe do te ishte nje biuznes i mire per Reds…
Por, Bayern Munich nuk ndalet me Mazraoui, Gravenberch dhe Mane.
Klubi bavarez është gati të tentojë sulmin për Konrad Laimer, mesfushorin austriak në fuqi te Leipzig dhe qe shume mire ka bere sezonin e shkuar.
Julian Nagelsmann vlerëson veçanërisht cilësitë e tij dhe kontrata që skadon në 2023 e bën atë veçanërisht tërheqëse. Sezonin e kaluar Laimer grumbulloi 41 paraqitje, duke shënuar 5 gola.
Ai është një mesfushor qendror i cili mund të luajë si anësor i djathtë në mesfushë dhe mbrojtje. Intensiteti me të cilin ai shtyp e bën atë një lojtar të bezdisshëm për kundërshtarët, si dhe fakti se ai është i zoti në mbrojtjen e topit, riciklimin e posedimit dhe lehtësimin e kundërsulmeve. Është frymëzuar nga Steven Gerrard.