Batuta e trajnerit të skuadrës spanjolle për Vedat Muriqin: Më duhej t’i tërhiqja veshin

Vedat Muriqi është rikthyer në formën e tij më të mirë.

Sulmuesi shqiptar sot ka treguar lojë të mirë, ku me skuadrën e tij e mposhtën me rezultat 1:0 Real Madridin.

Trajneri i Mallorca-s nuk i ka kursyer batutat në deklaratën për mediat pas përfundimit të ndeshjes.

Agirre ka treguar arsyen e mungesës së golave nga ana e Muriqit, e cila ka të bëjë me shtimin e kilogramëve gjatë pushimit për shkak të Kupës së Botës.

“Sot ka qenë mirë.

Ka kohë që nuk ka qenë, pas Botërorit nuk ka ardhur mirë.

Madje mendoj se e kam parë më pak në formë, diçka i ka dalë në bark dhe i ngjante si (barku) i imi. Më duhej t’i tërhiqja veshin”, ka deklaruar Havier Agirre.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shkupi triumfon ndaj Dinamos

Story i radhës

Frontex: Imigrantët përdorin kryesisht Ballkanin për t’u futur në BE

Të fundit nga