E paprecedentë në Francë, tifozët protestojnë për rezultatin dhe lojtarët u kundërpërgjigjen me tymuese

Në njdeshje futbolli në Francë u ndërpre pas skenave të paprecedenta që nuk kishin ndodhur kurrë më parë.

Në ndeshjen e Ligue 2, mes Troyes dhe Valenciennes kur sfida ishte 1-1 në minutat e fundit, rezultat ky që çon Troyes një kategori më poshtë, ndeshja u ndërpre si pasojë e kaosit në stadium.

Në minutën e 89-të, tifozët vendas u ngritën në protestë duke treguar zhgënjimin e tyre, e që më pas krijuan një mjegull artificiale me tymuese dhe flakadanë.

Gjendja u përkeqësua kur lojtarët u kundërpërgjigjën, duke hedhur tymueset nga fusha drejt tribunës, që më pas solli një situatë të pazakontë

Story i mëparshëm

Mashtroi administratorin e një biznesi në Librazhd dhe i mori paratë, arrestohet 32 vjeçari

Story i radhës

Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Të fundit nga