Bateristi të “Foo Fighters”, Taylor Hawkins iu gjetën droga të ndryshme në trup pas ekzaminimit

March 27, 2022
1 minut lexim

Taylor Hawkins, bateristi i “Foo Fighters”, kishte 10 substanca të ndryshme në trupin e tij në kohën e vdekjes, kanë thënë zyrtarët kolumbianë.

50-vjeçari ishte në turneun botëror të grupit në Amerikën e Jugut, kur u njoftua vdekja e tij e papritur të shtunën (26 mars).

Në një deklaratë pas një ekzaminimi fillestar mjekoligjor, zyra e prokurorit të përgjithshëm kolumbian tha se një test paraprak toksikologjik i urinës tregoi praninë e 10 substancave, duke përfshirë marihuanë, ilaçe kundër depresionit dhe opioidë.

“Instituti Kombëtar i Mjekësisë Ligjore vijon të kryejë studimet e nevojshme mjekësore për të konstatuar shkakun e vdekjes. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm do të vazhdojë të hetojë dhe do të informojë në kohën e duhur gjetjet e ekspertizës mjeko-ligjore”, thuhet në deklaratë.

Grupi luajti në Argjentinë të dielën e kaluar dhe do të performonte në Bogota të premten mbrëma. Qeveria komunale e Bogotas tha se qendra e urgjencës së qytetit mori një raport për një pacient me “dhimbje gjoksi” dhe dërgoi një ambulancë të premten në mbrëmje (25 mars), shkruan The Guardian.

Mjekët u përpoqën të ringjallën Hawkins, por nuk pati asnjë përgjigje dhe ai u deklarua i vdekur në hotelin e tij në Bogota veriore, thuhet në deklaratë.

Grupi, i kryesuar nga ish-bateristi i Nirvana, Dave Grohl, tha se ishin “të shkatërruar nga humbja e parakohshme” dhe kërkuan që të respektohej privatësia e familjes së Hawkins.

Homazhet kanë ardhur nga emra të shumtë të industrisë së muzikës, Miley Cyrus, e cila performoi në Bogota këtë javë, tha se do t’ia kushtonte shfaqjen e saj të radhës Hawkins.

Hawkins luajti me grupin për më shumë se dy dekada, së bashku me Grohl, Nate Mendel, Pat Smear, Chris Shiflett dhe Rami Jaffe.

Ai u bashkua në 1997 pas largimit të bateristit të mëparshëm të grupit, William Goldsmith.

Grupi ishte planifikuar të perfoormonte në Grammy më 3 prill dhe do të fillonte një turne të ri në Amerikën e Veriut në maj.

Hawkins lindi në Fort Worth të Teksasit në vitin 1972 dhe u rrit në Laguna Beach të Kalifornisë. Ai la pas vetes gruan Alison dhe tre fëmijët e tyre.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Broja i çon mesazh tifozëve kuqezi

Story i radhës

Hulumtimi rrëqethës: Refugjatet ukrainase pre e tregtisë së sekstit

Të fundit nga

NASA me mision për të studiuar nga afër diellin

Një sondë e Agjencisë amerikane Hapësinore (NASA) është duke bërë përpjekje që të bëjë histori duke bërë afrimin më të madh ndonjëherë me diellin. Sonda diellore Parker synon të zhytet në atmosferën
ShkoLartë