Batatina sonte bën tifo për Ballkanin!

August 18, 2022
1 minut lexim

FC Shkupi sonte ndodhet para një provimi shumë të rëndësishëm. Skuadra nga Çairi do të zhvillojë ndeshjen e parë “play-off” të Ligës së Konferencës, kundër skuadrës kampione të Kosovës, Ballkani.

Është kjo hera e dytë me rradhë që FC Shkupi në garat europiane peshkon një skuadër kosovare. Vitin e kaluar në raundin e parë të Ligës së Konferencës, “bardheblutë” luajtën ndaj KF Llapit të Tahir Batatinës,  duke i eliminuar ata në debutimin e tyre në Europë.

Si duket Batatina ende nuk e ka harruar atë eliminim, ndërsa pavarësisht rivalitetit të madh që ka me Ballkanin në Superligën e Kosovës, ai ka uruar skuadrën nga Suhareka, duke e mbështetur atë përmes një shkrimi në profilin e tij në “facebook”: “Forca Ballkani. Nuk ka rëndësi rivaliteti mes nesh, ne jemi në mbështetjen e juaj sepse ju përfaqësoni futbollin kosovar”, ka shkruar Batatina.

Mbetet të shihet nëse edhe Ballkani do të ketë fatin e Llapit, skuadër kjo që edhe këtë vit u eliminua që në turin e parë të Ligës së Konferencës, këtë herë nga skuadra malazeze e Buduçnostit me rezultatin e përgjithshëm 4:2.

Kujtojmë fituesi i dy përballjeve nga takimi FC Shkupi-Ballkani, do të kualifikohet në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, çka do të ishte një arritje e madhe për të dyja skuadrat, që në këtë mënyrë do shkruanin histori.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rusia u kërkon punëtorëve të mos paraqiten nesër në centralin bërthamor Zaporizhzhia…

Story i radhës

SPB Tetovë për shtatë muaj ka hasur në 1452 shoferë pa leje për vozitje

Të fundit nga

Стружанец ќе вози Мерцедес Бенз Е220д, освоен е премиум ЏЕКПОТOT на Видеолотарија

Играч од Струга  ја освои празничната ВЛТ добивка  на Видеолотарија Касинос Австрија, ПРЕМИУМ ЏЕКПОТ. Тој како најсреќен играч, ќе го вози фантастичниот МЕРЦЕДЕС БЕНЗ Е 220 Д. Празничната ВЛТ џекпот добивка на
ShkoLartë