bastisje ne strumice gjendet arme dhe municion arrestohet nje 58 vjecar 6a89ad2398c1d

Bastisje në Strumicë, gjendet armë dhe municion, arrestohet një 58-vjeçar

August 22, 2026
1 minut lexim

Një person është privuar nga liria gjatë një bastisjeje të kryer nga policia në Strumicë, ku janë gjetur armë dhe sasi e konsiderueshme municioni.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, më 21 gusht 2026, në orën 06:30, zyrtarë policorë të SPB Strumicë kanë privuar nga liria Gj.R. (58) nga Strumica.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur një pistoletë ‘Crvena Zastava’, kalibër 9 mm, 187 copë municion për pistoletë, 40 copë municion për pushkë, dy karikatorë për pistoletë dhe një pushkë ajrore”, thuhet në komunikatën e MPB-së.

Sipas policisë, ekziston dyshimi i bazuar se armët dhe municioni i gjetur i përkisnin djalit të tij, D.R. (33), i cili i posedonte pa dokumentacion përkatës.

Për rastin është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Strumicë.

“Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohet kallëzim penal”, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

hailey bieber shfaqet me prinderit e saj ne nje dalje te rralle ne los angeles 6a89aa7e1ea7b
Lajmi i mëparshëm

Hailey Bieber shfaqet me prindërit e saj në një dalje të rrallë në Los Angeles

nusja nga tetova e rreh vjehrren ne gostivar arrestohet nga policia 6a89ae72449e5
Lajmi i radhës

Nusja nga Tetova e rreh vjehrrën në Gostivar, arrestohet nga policia

Të fundit nga

ShkoLartë