bastisje ne shkup gjenden arme dhe municione privohet nga liria nje person 69ea27a10a904

Bastisje në Shkup, gjenden armë dhe municione, privohet nga liria një person

April 23, 2026
1 minut lexim

MPB Maqedoni njofton se dje (22.04.2026) në orën 19:30 në Shkup, në zonën e Kisella Vodës, nëpunës policorë nga Njësiti për Tregti të Palejuar pranë SPB Shkup e kanë privuar nga liria D.L. (39) nga Shkupi, për shkak se gjatë bastisjes së realizuar në shtëpinë e tij, me urdhër gjykate, ishin gjetur dhe sekuestruar: 165 fishekë, 56 fishekë gjuetie, një kuti me kapsula, tetë qese me plumb në kokrra të madhësive të ndryshme, dy qese dhe dy shishe me barut, 32 fishekë, vegla të ndryshme për mbushjen e municionit, një kuti me 12 sfera për fishekë, një qese me substancë të të ngurtë të bardhë dhe një qese me substancë pluhurore.

“Përveç kësaj, D.L. nga shtëpia e tij e pushimit në fsh. Moranë, rajoni i Shkupit, ka dorëzuar vullnetarisht dy karabina gjuetie, 58 fishekë gjuetie, gjashtë fishekë kokërrgjatë dhe 50 fishekë kokërrshkurtër”.

“Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihen kallëzime penale për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” dhe “prodhimi, mbajtja dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese” sipas neneve 215 dhe 396 të Kodit Penal”, thonë nga MPB Maqedoni.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

david dhe victoria beckham shkelqejne me stil te kombinuar ne new york 69ea217761eca
Lajmi i mëparshëm

David dhe Victoria Beckham shkëlqejnë me stil të kombinuar në New York

infermieria ne manastir nga e mesme profesionale ne fakultet 69ea28ec9c230
Lajmi i radhës

Infermieria në Manastir, nga e mesme profesionale në fakultet

Të fundit nga

ShkoLartë