Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar, se sot është kryer bastisje kundër drogës dhe armëve në Saraj të Shkupit, transmeton TV21.
Në këtë aksion është arrestuar A.J.(32) nga Saraji.
“Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij dhe hapësira të tjera të A.J., është gjetur dhe marrë pako e madhe me marihuanë dhe 20 plumba 7.62 mm për pushkë automatike “kallashnikov””, qëndron mes tjerash në njoftim.
Advertisements
Pas dokumentimit të rastit, kundër A.J. do të shqiptohet kallëzim penal përkatës.