MPB njofton se mëngjesin e sotëm gjatë bastisjeve në Kondovë të Shkupit është arrestuar 31-vjeçari R.S. nga ky fshat, përcjell TV21.
“Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, të kryer me vendim gjykate, i janë gjetur dhe konfiskuar marihuanë, një pushkë automatike, disa fishekë për një automatik dhe tetë saksi me rrënjë të zhvilluara të kanabis sativa”, shtojnë nga MPB.
Burimi: TV21