Bastisje në Gazi Babë të Shkupit! Kapet drogë, armë dhe dokumente të falsifikuara

March 30, 2022
1 minut lexim

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se pasditen e djeshme ka arrestuar 31-vjeçarin me iniciale B.K. nga Shkupi, përcjell TV21. Policia me urdhër paraprak të gjykatës ka kryer bastisje në një shtëpi që po e shfrytëzonte 31-vjeçari.

“Përkatësisht, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Penale Shkup, gjatë bastisjes së një shtëpie në zonën e Gazi Babës, të cilën e ka shfrytëzuar B.K., janë gjetur gjësende që kanë prejardhje nga veprat penale si në vijim: dy laptopë, dokument rrugor i falsifikuar slloven në emër të M.K., patentë shoferi bullgar i falsifikuar në emër të V.V., dy fishekë municion pistoletë, dy peshore digjitale, dy thasë me materie pluhur të bardhë”, thuhet mes tjerash bga MPB.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rama me importuesit dhe eksportuesit: Kemi vendosur garanci sovrane! Do të sigurojmë rezervat, ju nuk do humbisni asnjë qindarkë

Story i radhës

Grubi – Mecacci: Ndryshimi i Kodit zgjedhor kërkon konsensus të të gjitha partive politike

Të fundit nga

ShkoLartë