Rama me importuesit dhe eksportuesit: Kemi vendosur garanci sovrane! Do të sigurojmë rezervat, ju nuk do humbisni asnjë qindarkë

Kryeministri Edi Rama ndodhet në takim me importues, eksportues dhe përfaqësues të zinxhirit të furnizimit me mallrat e shportës.

Edi Rama: I gjithë qëllimi i takimit është që të dëgjojmë se si e shihni ju dhe të sigurojmë që do i ofrojmë të gjithë konsumatorëve produktet që kanë nevojë dhe nuk do të lejojmë që të ketë spekulime mbi çmimet nëse do të ketë rritje.

Rama: Jemi mirënjohës për ndjeshmërinë dhe gatishmërinë e shprehur jo me fjalë por me fakte nga ana juaj që të bëheni pjesë e kësaj përpjekje të përbashkët në këtë hallkë të madhe që nuk na ka zënë vetëm ne por të gjithë si rezultat i një kombinimi shumë unik nga kriza energjetike tek kriza e zinxhirit të furnizimit për shkak të luftës në Ukrainë që ka impaktuar të gjitha marrëdhëniet tregtare në një botë që tanimë është shumë e vogël.

Natyrisht që jemi shumë të vetëdijshëm që kjo përpjekje dhe krijimi i këtyre dy bordeve që kemi ngritur për të adresuar këtë problematikë të mprehtë është përpjekje antisistem se nuk është e natyrshme dhe e këshillueshme që ndërsa kemi zgjedhur këtë sistem, shteti të ndërhyjë për të përcaktuar marzhe fitime, për të vendosur tavane, por ne e kemi bërë këtë gjë në mënyrë të sjellshme ndaj sistemit duke përfshirë dhe ju. Por njëkohësisht nuk është e natyrshme as një situatë e tillë.

Ajo që vlen sot për ta theksuar këtu, ju me siguri e dini se jeni informuar nga ministrja është që ne e mirëkuptojmë situatën tuaj edhe të pasigurisë në financim, por edhe të pasigurisë të përgjithshme se sa do të zgjasë kjo situatë, por jemi dakord që do të investojmë për të siguruar rezervat. Cdo gjë që do të mbetet do ta marrë shteti, nuk është se do ju mbetet e pashitur dhe do të humbisni paratë tuaja nga një investim me përgjegjshmëri sociale për të qenë aty në momentin kur cdo gjë mund të ndodhë. Kjo garanci sovrane është për këtë qëllim. Nuk do të humbisni asnjë qindarkë në këtë operacion.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Argjentina “ngec” me Ekuadorin

Story i radhës

Bastisje në Gazi Babë të Shkupit! Kapet drogë, armë dhe dokumente të falsifikuara

Të fundit nga