Bastisja në shtëpinë e Ervis Martinajt, analisti: Rasti i “bosit të kumarit” nuk është i ngjashëm me Klement Balilin

min lexim

Ditën e sotme forcat speciale RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, kanë bastisur shtëpinë e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

Në shtëpinë e tij janë gjetur një sasi e konsiderueshme municionesh dhe disa uniforma policie.

Ndërkohë analisti Mentor Kikia është shprehur se kur flitet për Ervis Martinajn, flitet për një tjetër nivel të krimit të organizuar.

Gjatë fjalës së tij në Neës 24, Kikia tha se nëse Martinajn e kanë zhdukur kundërshtarët, ata kanë menduar edhe për zhdukjen e trupit të tij, pasi sipas tij ata nuk do e linin trupin te stacioni i trenit.

Ai ka shtuar gjithashtu se rasti i Martinajt nuk është i ngjashëm me rastin e Klement Balilit, për të cilin tha se e mbrojti shteti për njëfarë kohe dhe më pas e dorëzoi.

Pjesë nga biseda në studio:

Kasapi: Policia e Shtetit hyri për të parën herë në Fushë-Kuqe gjatë vrasjes së Artan Santos. Nuk bëhet fjalë vetëm për zonën e Fushë-Kuqes, por edhe në Nikël dhe disa zona të tjera. Kjo është hera e dytë në shtëpinë e Ervis Martinajt. Pamundësinë e policisë për të operuar në këto zona, e tregojnë edhe sendet e gjetura në shtëpinë e Martinajt. Si ka mundësi tani fenelina dhe uniforma policie, këto eksploziv dhe armë të tjera. Mos të çuditemi më pas sesi dalim videot nëpër media, sesi efektivë me uniforma, grabisin dhe vrasin njerëz. Aty ka edhe jelek taktik të ushtrisë. Tani mendoj se ka ardhur momenti që policia të japë një përgjigje lidhur me fatin e Ervis Martinajt.

Muzhaqi: Parimet mbi të cilat ngrihet krimi i organizuar në shtëpi janë të njëjtat. Kishim atë Eskobarin e Ballkanit, Klement Balilin, sa muaj nuk u gjet ai. Pastaj u shfaq me drejtorin e Policisë së Shtetit. Pra krimi gjendet në aleancë me pushtetin. Grupi i tyre kanë marrë masa serioze, në kuadër të një sulmi nga kundërshtarët e tyre. Por ata mund t’i përdornin edhe në inkursionet e tyre jashtë banesës. Këto janë teknikalitete me të cilat merremi dhe mund të merremi. Kjo më bezdis, që hetimi në shtëpinë e tij është i vonuar. Muaj dhe muaj të tërë tek ne nuk gjenden njerëzit. Fshatra të vogla, qyteza të vogla, njerëz që njihen me njëri-tjetrin, polici që e di ku janë dhe si përfundim “dimë diçka që nuk dimë asgjë”. Nuk ka mundësi që të mos merret vesh në një vend të vogël.

Kikia: Nuk është e njëjta gjë si Klement Balili që e mbajtën sa e mbajtën, e pastaj i thanë që hajde se stë mbajmë dot më. Flasim për një tjetër nivel të krimit të organizuar, jo për hadutë ordiner. Nëse Martinajn e kanë marrë për ta zhdukur, nuk do ia lënë trupin te stacioni i trenit. Thuhet që ka pasur tunele në shtëpinë e tij, por nuk janë verifikuar.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

De Bruyne: Haaland mund të shënojë deri në 800 gola

Story i radhës

E konfirmon Kurti: Jo muaj, as javë, barrikadat do të hiqen brenda ditësh

Të fundit nga