Bashkimi kombëtar, kjo bombë atomike për botën sebe!

min lexim

Të akuzohesh për Shqipëri t’Madhe, në ish Federatën Jugosllave ishte armiqësore dhe sinonim i një dëmimi të rëndë, ose dënim me vdekje pa gjykim! Shqiptarët kan kalua nëpër këto dyer ferri! Jemi shumë dhe nuk numrohemi dot! Dhuna, gjenocidi, ky tmerr i pa parë, ishte detyrim i dhunshëm (ligjor) për cilin do shqiptarë që të “pajtohet me robërinë” dhe “vllaznim bashkimin me zor”! Këta përbindësha për një kohë të gjatë ishin mjaftë bindës edhe në sytë e kombeve të tjera në ish federatën! Njëherit u kan shitë dushk për gogla shumë shteteve të tjera të botës demokratike se vërtetë janë të “njerëzishëm”! Kështu kan vazhdue deri sa djallëzijtë e mbushën kupën dhe kupa filloj të rrjedhë nëpër betejat e humbura!

Për shqiptarin e Shqipërisë, nëse dikush, vetëm pak qante për dhunën ndaj vëllezërve në Kosovë e vise tjera, ishte, përzierje në punët e mbrendshme të federatës, gjegjësisht Serbisë! Nëse vetëm një herë t’kan akuzue për Shqipëri t’Madhe, në të njëjtën kohë kan punue qindra fish për Serbinë e Madhe? Egoizmi i tyre për dominim edhe ndaj kombeve të tjera në ish Jugosllavi ishte kulmi i ndryshimit të raporteve edhe në vetë federatën e atëhershme!

Shtrohet pyetje, pse Shqipëria e Madhe ka qenë gjithmonë halë në sytë e serbosllavëve?

Pse mbesin pa frymë kur dikush nga tanët përfolë bashkimin e kombit?

Pse një rrugë që i lidhë shqiptarët është pengesë? Pse një treg i përbashkët ndërshqiptar i pengon?

Pse një harmonizim i ambasadave ndërshtetërore i verbon? Pse gjithëçka shqiptare e përbashkët, i trishton dhe pastaj vjellin egërsi e barbarizëm? Vetë thënja, Shqipëri e Madhe, (sot bashkimi kombëtar), ishte dhe është sikurse një bombë atomike për Serbinë? Kjo është Hiroshima dhe Nagasaki! Është ferri i ëndrrës serbe, është vrima e zezë që përbinë të gjitha shpresat kolonialiste. Sot, kuptimi i botës serbe, është një diçka e shkapërderdhur, e thyer copë copë! Bisha e egër ndalet vetëm atëherë kur lodhet, por nëse vetëm pak pushon ajo vazhdon me të vjetrën, është e pa besë!

Bisha ka pushua pak për fajin tonë, dhe tani ëndërron fitoren e vëllaut fashist në Ukrainë! Është fat i madhë se atëherë kur Serbia ka besuar njëqind përqind se do e bëjnë Serbinë e Madhe, këta kan rrëshqitë në akull sikurse ai derri i plagosur! Paramendoni sikur ne shqiptarët e Kosovës dhe viseve të tjera, të ishim zgjue sot për të drejtën tonë, për lirinë dhe pavarësinë! Jemi popull më me fat në këtë fatkeqësi, falë miqve tanë të përjetshëm amerikan!

Dt:29.06.2022
Hamdi Rafuna

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Distria Krasniqi, dëshmon cilësitë

Story i radhës

Tentoi të kalojë kufirin shqiptar me 27 mijë euro të padeklaruara/ Kapet italiani në Morinë

Të fundit nga