Nga veprat e Faridin Tafallarit kuptojmë se shqiptarizmi i përket civilizimit të lashtë evropian. Sipas tij, Iliria ishte një periudhë e harmonisë së vërtetë në marrëveshje të plotë me energjitë krijuese të natyrës. Banorët e Dardanisë antike mund të konsiderohen paraardhësit e njerëzimit. Nga shtatë librat e tij ballafaqohemi me një histori me heroizmat dhe tradhtitë e saj. Faridini është i lidhur me vendlindjen dhe diasporën, me komunitetin dhe tokën, me gjuhën dhe traditat kombëtare. Të gjitha këto na japin sigurinë e të sotmes dhe të nesërmes. Këto janë pjesë e pasurisë së një patrioti të devotshëm dhe të dëshmuar me aktivitete dhe vepra konkrete.
Patriotizëm është të ruash dhë të mbrosh identitetin tënd kombëtar. Nga shtatë vëllimet e botuara të Zt. Faridin Tafallari, kptojmë se patriotizmi është t’ia duash të mirën kombit tënd dhe të jesh i gatshëm të sakrifikosh për të jetën kur të jetë nevoja. Për këtë bashkatdhetar me zemër të zjarrtë, patriotizëm është që të gjithë shqiptarët, anëmbanë kudo që janë, të kthehen në trojet e veta dhe t’i përvishen punës si gjermanët. Nacionalizmi është një version pak më ekstrem i patriotizmit. Nacionalistët, përveç krenarisë për vendin e tyre, kanë edhe ndenja superioriteti mbi kombet e tjera. Do thoja se nacionalizmi i tepruar është i dëmshëm sepse i hap rrugë dhe justifikon veprime agresive, përkundrejt vendeve të tjera, siç veprojnë komshinjtë tanë, serbët dhe grekët.
Të marrësh si shembull reference vende të tilla perëndimore me një zhvillim ekonomik/politik/kulturor, krahasimisht shumë hërë më të lartë, është pak si e tepruar dhe jo fort e arritshme për ne, për momentin! Varet mga formimi arsimor, nga bagazhi i dijes, gjë që luan një rol parësor. Megjithatë, egzistojnë kombe, më saktë, individë të caktuar (me pushtet të një forme ose të një tjetre), të cilët e shfrytëzojnë pozitën e tyre duke propaganduar një superioritet artificial të kombit të cilin e përfaqësojnë, me qëllimin e vëtëm për të mbledhur rreth tyre lloj-lloj hajvanësh, ultra-nacionalistëdh serbë, por edhe grekë. Këta nuk janë tjetër, veçse një falimentim dhe dështim flagrant.
Nga Zt. F. Tafallari kuptojmë se patriotizmi lidhet më një ndjenjë personale ndaj vendit mëmë, ku je lindur, rritur, formuar, edukuar, arsimuar, ndjenjë e cila më bën të ndihem krenar që jam pjestar i atij kombi: për historinë e lashtë, për heronjtë, për kulturën e trashëguar etj. Arsyet ndryshojnë nga një individ tek një tjetër, por kanë edhe elemente të përbashkët. Me gjthë dozën e krenarisë në individë të caktuar, në shumë raste e tejkalon masën dhe shndërrohet në një lloj justifikimi moral për të kryer këtë apo atë veprim, që në jo pak raste ka në prapavijë një mori emocionesh dhe një mendje të kthjelltë, të ndikuar nga një ngjarje të caktuar, prej të cilës jemi të prekur drejtpërsëdrejti ose në mënyrë indirekte.
Dikush mendon se patriotizmi është shpesh një adhurim i pronës në dëm të parimeve! Pikërisht nga kjo gjë më lindi ideja kur Xhuljo Andreoti foli në këtë mënyrë për Shqipërinë, pasi si vend i varfër s’mund të pretendohet si një krenari e popullit shqiptar për vendin e vet. Sinqerisht, pa asnjë lloj ofendimi apo mbetje qejfi, nuk jam dakort personalisht, por unë dëshiroj që secili të japë mendimin e vet personal, gjë që do ta vlerësoja shumë. Kjo më bën të ndihem krenar që jam pjestar i atij kombi, duke qenë i qartë, por në fund të fundit do të doja të dëgjoja edhe konkluzionin tuaj final përsa i përket patriotizmit.
Patriotizmi është: të presësh dritën e gjelbërt në semafor, të mos e gjuash letrën në rrugë dhe nësee sheh një në rrugë ta marrësh dhe ta vendosësh në kontejner, të mos i biesh borisë për ta përshëndetur një të njofshëm se do të kthehen kah ti nja 100 të panjofshëm, të bësh ndonjë gjë, shpikje shkencore psh, që do dali jashtë kornizave të shtetit tënd, patruesi të pastrojë mirë vendin ku ka për ta pastruar, presidenti të udhëheqë mirë shtetin, dhe kështu gjithë që gjenden në mes, të bëjnë punën e tyre me nderë, nësë shkon në komunë të presësh rradhën pesë metra larg sportelit, nëse bisedon me telefon, të bisedosh më zë të ulët, nëse bën diçka për vendin tënd, mos ta përmendësh, lëri të tjerët ta përmendin.
Nga shqiptari i prekur nga flatrat e engjëllit (Faridin Tafallari), kuptojmë se patriot bëhesh me vepra, jo me fjalë. Mos të të vijë turp të tregosh përkatësinë tënde kombëtare! Ka edhe shumë gjëra të tjera që nëse i përmend lista bëhet shumë e gjatë, por po e përmend edhe një të fundit, edhe pse shpresoj se nuk është e tejkaluar: të luftosh për vendin tënd nëse e kërkon nevoja! Të marrësh si shembull reference vende të tilla perëndimore me një zhvillim ekonomik/politik/kulturor, krahasimisht shumë herë më të lartë. Po e përsërisim se kjo është pak si e tepruar, dhe për momentin jo fort e arritshme për ne!
T’i dhurojmë kombit familje të shëndosha!
Patriotizmi nuk është shpesh një adhurim i pronës në dëm të parimeve. Patriotizmi sot do të thotë, të mendosh në mënyrë “institucionale”. Të mëndojmë të gjithë të japim kontribut që të ndërtohen institucione të forta dhe serioze. Patriotizmi është kur i mbledh mbeturinat nga lagja dhe i fqiut në kosh apo shtëpinë tënde, jo e kundërta siç bëjnë disa! Patriotizmi është kur i bën pytjen vetëvetes çfarë bën ti për atdheun para se të mëndosh çfarë bën ai për ty! Patriotizmi është kur përpiqemi t’i dhurojmë kombit familje të shëndosha. Një shoqëri me familje të shëndosha, sigurisht që është njëra ndër më të mirat që mund të bëjmë. Por po të mos ishte ndyshe sepse pushtetet dhe njerëzit që janë në pushtet, kanë krijuar një gjendje të atillë që popullin e ngulfatur në varfëri, pushteti rëspektivisht ata që kanë krijuar rreth vetes pasuri të patundshme duke e lënë popullin në mjerim ekonomik, social dhe ekzistencial.
Matrapazët e kanë shkatërruar ekonomin. Kastat e pushtetit që e kanë kapur shtetin për fyti dhe assesi s’e lëshojnë, kanë krijuar mekanizma që e bëjn të varur popullin. Populli rrin nën hijen e njerëzve që vrapoin pas figurave e pas njerëzve që e kanë kapur pushtetin për fyti. Këta persona kanë bërë një nomenklaturë në të gjitha poret e sistemit, të cilën e kanë shti në duar të veta dhe bëjnë çka të duan e si të duan. Papunësia dhe shkatërrimi i ekonomisë është i dukshëm. Shtresa e mesme nuk egziston. Punësimet janë të kastave që kanë bërë një sistem të interesit të përfitimeve personale, në gjitha sferat ë sistemit të shtetit, duke bërë makinacione të ndryshme
“Patriotizmi” i tyre bazohet në para, kurse kësaj nuk i thonë patriotizëm por parazitizëm. Ata mendojnë vetëm për para dhe përfitimet e veta e të ”drugarëve” të vet, të familjarëve të vet, të mediave, të gazetarëve, të shkollave, të drejtorëve, të nënpunësve e deri tek ai që punon me krahë pune për një kohë të caktur, e kanë bërë sitemin e shfrytëzimit të ndikimeve në të gjitha poret e jetës. E kanë bërë një sistem që kastat që e kanë kapur pushtetin për fyti assesi të mos dalin humbës! Kjo kastë përbëhet nga 15% të njerëzve që kanë paranë në qarkullim dhe i mbajnë të gjitha primatet e përfitimet dhe zhvatjet e mëdha që bëhen në emër të demokracisë. Sistemi i tillë i kapjes së shtetit bazohet në shantazhe e kërcënime dhe deri në likuidime individuale Katrahura e kastave që tallen me popullin dhe e shtrëngojnë për fyti shtetin dhe pushtetin, s’është lehtë t’i mposhtish, sepse kanë mekanizma të cilët e ngulfatin atë sinqeritetin që mbretëron ende në popull.
Populli është lodhur nga skamja, nga varfëria dhe nga papunësia. Populli shiqon si të gjejë mënyrën e egzistëncës për kafshatën e gojës. Populli s’ka para të sigurojë egzistëncën e vet, e jo për kastat që e rrjepën këtë popull duke u tallur me popullin. Popullin e kanë mbështetur për muri. Zoti F. Tafasllari din t’i demaskojë filantropët, matrapazët, mazohistët, pseudopatriotët, profiterët, debilët e pushtetit. Kultura dhe traditat tona po denigrohet. Ekonomia e Shqipërisë e shkatërruar dhe e shfrytëzuar deri në pafundësi. Pushteti i kapur pë fyti dhe i mbështetur për muri nga njerëzit e paskurpullt që fërkojnë duart duke e zhvatur dhe shtrydhur deri në palcë popullin, duke e varfëruar e bërë të varur për kastat e pushtetarëve që e kanë kapur shtetin për fyti dhe e ngulfasin. e shantazhojnbë dhe e kërcënoknë.
Ky është ai realiteti jonë i hidhur! Patrotizmi ka mbetur i haruar nga brengat e popullit për egzistencë. Egzistenca e popullit është e shtrydhur dhe e kapur për presh nga pushtetarët që e kanë kapur pushtetin për fyti dhe e ngulfatin patriotimin, e zbehin atë duke i bërë lavde vetëvetes, duke i ntrashur xhepat e kastave që sorrollaten rreth këtij pushteti të kapur për fyti nga njerë zit që dirigjohen nga etja për pasurim dhe stërpasurim.
Ëndrrat tona janë fisnike dhe reale
Ëndrrat tona janë fisnike dhe reale. Dikur ëndërruan edhe Naimi e Samiu, Çajupi e Migjeni, Jusuf e Bardhosh Gërvalla, ta shihnin Shqipërinë Kryezonjë së bashku me Kosovën. U shkrinë ata si qiriri për këtë ideal të shenjtë, por satrapët s’e lanë ta realizonin e ta shihnin të bashkuar. Të mishëruar në jetë qofshin ëndrrat e tyre! Jo vetëm ëndrrat e të parëve, por edhe ëndrrat më të guximshme që me gjak e djersë t’i bëjnë ato realitet. Kështu do të bëjmë edhe ne në të ardhmen, thot Faridini, duke ëndërruar për t’i bashkuartrojet tona në një shtet të bashkuar.
Metaforikisht, Zt. Tafalalri thekson me fjalë të tjera se është e drejta jonë të përpiqemi me fjalë, me punë, me gojë, me dorë, me zemër, me shpirt, me pendë, me armë, që ta shkëputim të drejtën tonë nga thonjtë e atyre që s’e duan një shtet të bashkuar, me një gjuhë, me një kushtetutë, me një parlament dhe me një flamur. Të përpiqemi për të drejtën tonë dhe për të drejtën e të parëve tanë që Shqipërinë ta bëjmë nanë, së bashku me Kosovën në gjirin e saj. Vetëm kjo ëndërr e Faridinit është udha e shpëtimit dhe bashkimit, e jo tjetër rrugë.
Kush ka thënë vallë: Zogjtë e shqipes tej në qiell, ranë në gojën e luanit. Të kafshuar, të droguar, në stomakun e shejtanit.
Gjithë ky brez i djegur zjarresh, nga armiq e tradhëtarë.
Me nëntëdhjeteshtatë varre, pa një lule përmbi varr. Rendin trenat përmbi shina, shkretëtirash të harruar. Shinat mbi binarë të kalbur, gjithë një tokë duke rënkuar. Përmbi trenin që vrapon, fryn dhe ulërin tradhëtia. Turfullojnë bukëshkalët, sot do shkruhet historia. Po ç’u bëre o biri i tokës, Shqipëria po rënkon. Plagët i ka plot me gjak, nuk ka zot që i’a shëron. Ringjallu Enver trimi e pastroje këtë tmerr. Ngrija kokën Shqipërisë, para botës edhe një herë!
Nga veprat e Zt. Faridin Tafallari kuptojmë se Bashkimi Kombëtar është i fortë si shkëmbi, i kalitur si graniti,. i brishtë si shpirti, i ndërtuar me zemra që rrahin bashkë. Bashkimi Kombëtar na shoqëron kudo me lavdi dëshmorësh të rënë, sidomos në Kosovë. Jetojmë me shpresë për brezat që do të vijnë. Për këtë Bashkim Kombëtar, ne japim besën e s’tutemi. Kemi qënë e do jemi skifterë. Bashkimi na bën më të fortë. Na shton mbi të tjerët, vlerë.
Miq të dashur miq! E hapa këtë temë sepse shoh që shumë persona po abuzojnë me termin Patriotizëm. Disa thonë se patriotizmi është vendi i horrave” Apo: Patriotizmi është bregu i fundit i frikacakëve! Personalisht edhe pse i kam përdorur si shprehje në raste joseroize, jam kategorikisht kundër këtyre shprehjeve namale dhe proverbave vulgare, të pavend dhe të çmendura. Problemi është së cfarë koncepti keni ju për Patriotizmin, pasi shumë abuzojnë me Patriotizmin në përgjithësi dhe atë Shqiptar në veçanti. Disa hiqen patriotë kur në të vërtëtë nuk janë. Faridini nuk i duron ata që e mbrojnë patriotizmin vetëm me llafe. Disa bëjnë bisht, disa duan të kalojnë në luftë dhe kjo don të thotë një lloj egzagjerimi. Shumë ëmigrantë flasin për patriotizmin dhe hiqën si të tillë jashtë vendit, por kur janë në Shqipëri flasin në gjuhë të huaj dhe shesin pallavra për t’u dukur duke harruar për momentin patriotizmin e mëparshëm. A do të ishtë mirë nëse ne shqiptarët do të ishim pa merak nacionalistë e patriotë si amerikanët, gjermanët, francezët, suedezët etj.
Sami Frashëri kishte të drejtë kur thoshte: “O burrani, o shqipëtarë, në daçim dhe në u përpjekshim, do të jemi një nga më të mirët, nga më të ndriturit e kombeve të Evropës, që të na ketë nakar gjithë bota. O burrani, të mos na mbulonjë gjumi i mësheftërisë dhe i paditurisë, se në ndejtshim kështu do të jemi të humbur!” I njëjti ka thënë: “Dy gjëra duhen në këtë jetë: e drejta dhe fuqia. E drejta pa fuqi, si dhe fuqia pa të drejtë, është si një krah i vetëm, një rrezik që s’fluturon dot pa krahë. Nuk ka më të shenjtëruar të drejtë se sa kombësia, gjuha e mëmëdheu për një komb. Një trim që lufton për një të drejtë të këtillë është dy herë trim. E drejta i jep forcë e një fuqi që s’e lë kurrë të mundet, por e bën njerinë t’i mund dhjetë.” (Bukuresht, Dhjetor 2022)
Ky OPINION është huazuar nga media BOTASOT.INFO