Bashkimi i PD- a bashkohet buka e thyer?

Dorëheqja e Lulzim Bashës pas 7 humbjeve rradhazi në tetë vitet e fundit, mbetet i vetmi lajm i mirë për PD e copëtuar zyrtarisht nga momenti kur SHBA shpalli non gratta Usta të Paudhin- Berisha. Kjo ishte goditja përfundimtare e cila copëtoi PD të vetmen parti opozitare reale e cila që nga marrja e drejtimit nga Basha e deri më sot nuk ka paraqitur asnjë Program dhe Projekt real se si mund të merret pushtetin lokal dhe ai parlamentar kur bëhen zgjedhjet e përgjithshme.

Interesant është fakti se kjo PD ka patur si lajt motiv kryesor parrullën fëminore `Rama ik` sikur Rama po e pengon fitoren e zgjedhjeve dhe jo votuesit. Parrulla tjerër fshatareske është `qeveria bandë` , `banditë, dhe plot fjalë rrugaçërore që hasin kur grinden katundart për gardhin e fqinjit.

Asnjë Program real gjatë gjithë kësaj kohe sesi mund të përmirësohet gjëndja ekonomiko-financiare në Shqipria, se si mund të rregullohen taksat dhe tatimet dhe sesi mund të përfshihet e gjithë popullata për të paguar taksat e detyrueshme, se cilat mund të ishin prioritet kryesore në ekonominë shqiptare nëse duhej turizmi dhe si mund të përmirësohej gjëndja, ose industria e plehrave, apo do të mund të ishte prioritet një nga fushat më të prekëshme dhe më të dobëta të sistemit si p.sh., reformat në sistemin shëndetësor publik i cili pavarëisht përmirësimit në infrastrukturë, manaxhimi shëndetësor public ambulator dhe spitalor mbetet një nga plagët më të rënda të shoqërisë shqiptare në të cilën popullata shpenzon ¼ e pagës mujore çdo muaj për medikamente, vizita, shtrime në spital në formën e bakshisheve, si dhe mungesën e kontrollit të PPP në mjekësi të cilat thithin një pjesë të madhe të buxhetit që vjen nga taksapagonjësit shqiptarë, pa përmendur mos funksionimin si duhet të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

Në Programin e kësaj Partie Opozitare nuk u pa asnjëherë zgjidhje e problemit të sistemit të pagave për punonjësit publikë dhe privatë, mos realizimi i pagaës minimale reale, rritja dhe rregullimi i pensioneve të ulta dhe rritja e pensioneve të tjera.

Një pikë tjetër e cila nuk u pa në asnjë Projekt dhe Program të PD gjatë këtyre 9 viteve në pushtet të maxhorancës socialiste problemi i rregullimeve të reformës në Arsimin e Lartë, nuk u pa asnjëherë një propozim nga ana e PD opozitare për rregullimin me ligj të këshilltarëve të ministrave dhe të Kryeministrit, të Presidentit apo dhe të këshilltarëve të Kryetarëve të bashkive të cilët duhet të kishin kritere të sakta si eksperienca mbi 20 vjeçare në punë, profesionalizmi, meritokracia dhe titujt, por kanë lënë këshiltarë vetëm militant dhe persona me moshë të re pa eksperiencë.

Nga PD nuk u pa asnjë rresht në Proramin e saj të problemit të shtetëzimit të prodhimit të Naftës (pra të lëndës djegëse) për shkak se prodhimi i saj është një element Strategjik kombëtar ashtu si dhe hidrocentralet, por ja kanë lënë një firme private e cila nuk paguan asnjë taksë dhe tatim me justifikimin se po bën investime.

Po si mund të ketë bërë kjo firmë që quhet Bankers investime për 20 vjet dhe të mos paguajë asnjë cent në arkën e shtetit? A nuk do të ishte kjo një opsion shumë i mirë për të bindur elektoratin se ardhja në Pushtet e PD do të sillte më shumë të mira dhe përmirësim të gjëndjes së popullit, sesa nga qeverisja e maxhorancës socialiste. Ka plot probleme të tjera me të cilat mund të bëhej një Program bindës dhe i fortë me të cilin mund të konkurohej shumë saktë PS.

Por ç`ndodhi? Ish pushtetarët e PD të korruptuar që humbën zgjedhjet që nga viti i largët 2013 vazhduan të sillen si gangsterw politikë, duke luftuar politikisht Maxhorancën e sotme me parrulla të vjetëruara dhe qesharake si ato të `Nano ik` me `Rama ik`, bojkotuan Parlamentin gjë që solli edhe krizën e madhe dhe `thyerjen e bukës` në Pd, thyerje e cila nuk mund të riparohet dhe ngjitet me dorëheqjen e Bashës.

Kjo thyerje nuk mund të ngjitet as me mbajtjen larg të Berishës non gratta. Një nga mënyrat për të rikthyer partinë opozitare më të madhe si PD në funksion të plotë nuk mund të arrihet as me protesta politike në këtë periudhe të rrezikëshme lufte, por me krijimin e një komisioni iniciator të përbërë nga individë e politikanë të papërlyer , komision i cili do të mbledhë në të ardhmen një kongres mbarë kombëtar të PD me tematike jo vetëm bashkimin formal të PD por edhe largimin e të korruptuarve dhe personave të njollosur.

Kjo do të jetë e vështirë për tu realizuar por e vetmja rrugë, Ndryshe nuk do të ketë PD por do të ketë dy, ose më shumë derivate të PD të cilat nuk do të mund të fitojnë ndaj kësaj maxhorance.

Si përfundim mund të shprehet se Programi i maxhorancës aktuale pavarësisht gabimeve dhe gabafave, korrupsionit, pavarëisht reforme në drejtësi, ka patur pozitiven sepse në këto gjëndje të turbullta ka patur përkrahjen e shumicës së votuesve si dhe përkrahjen e Perëndimit: SHBA dhe BE.

Kjo tregon se buka e thyer e PD nuk mund të ngjitet me të dy ish drejtuesit e dështuar Berisha dhe Basha, nuk mund të zgjidhet me ish drejtues dhe deputetë të sotëm të lodhur dhe të ezauruar të cilët pengojnë më të rinjtë që të futen dhe drejtojnë në të ardhmen këtë Parti vetëm e vetëm për arësyet e tyre personale , për të mbijetuar, për të fshehur shkeljet e tyre të ligjit, dhe për të ruajtur një krenari idiote e cila nuk do tu shërbejë në asnjë rast.

Kjo maxhorancë nuk mund të `luftohet` më klithma rrugaçërie, as me forcën e parrulës budallallaqe `Rama ik`, por me një Program dhe Projekte të cilat do të mund të bindin votuesit se kjo Parti Demokratike (tashmë e copëtuar nga kafshimet e `ujqërve` të partisë); do të mund të fitojë kur në krye të saj do të vihen njerëz të pakorruptuar dhe të pastër por me eksperiencë politike dhe që pëlqehen edhe nga votuesit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gripi i pulave prek fshatin Rreth Kalë në Peshkopi

Story i radhës

Biden me aleatët perëndimorë hapin samitin e parë për luftën ruse në Ukrainë

Të fundit nga