Në fundjavë do të zhvillohen ndeshjet e dyta gjysmëfinale të “Play-off”-it në Superligën e Femrave.
Takimi i parë zhvillohet të shtunën ndërmjet Bashkimit dhe Penzës.
Prizrenaset fituan takimin e parë në Pejë me shifrat 61:76 dhe në rast të fitores do të kualifikohen në finale, ndërsa kampionet e Kosovës duan të mbrojnë titullin dhe duhet patjetër të fitojnë, në mënyrë që finalisti të përcaktohet në përballjen e tretë mes këtyre dy skuadrave. Vashat prizrenase pasi fituan Kupën, e duan edhe një trofe, ndërkohë që ato pejane duan finalen dhe të fitojnë titullin.
Përballja e dytë gjysmëfinale zhvillohet të dielën mes Trepçës dhe Prishtinës.
Skuadra prishtinase fitoi takimin e parë në kryeqytet me rezultat 76:64, dhe është favorite për të depërtuar në finale, pasi në elitën e basketbollit në garat e rregullta kishte 20 fitore në po aq ndeshje, duke mos pësuar asnjë humbje, ndërkohë, që mitrovicaset shpresojnë në fitore për tu vendosur finalisti në takimin e tretë.
Gjysmëfinalet e dyta
E shtunë
20:00 Bashkimi – Penza
E diel
13:00 Trepça – Prishtina