Bashkia e Tiranës miraton mbi 1,100 kredi të buta për familjet dhe çiftet e reja

June 10, 2025
1 minut lexim

Bashkia e Tiranës miratoi sot mbi 1,100 kredi të buta për familjet dhe çiftet e reja që nuk kanë mundësi të blejnë një banesë sipas kushteve të tregut.

Deri më sot janë dhënë 3,651 kredi të buta, ndërsa me vendimin e sotëm ky numër rritet ndjeshëm. Përfituesit janë familje të reja, çifte të sapomartuara dhe qytetarë që kanë më shumë nevojë për mbështetje për të nisur jetën në një shtëpi të tyren.

Përveç kredive, janë shpërndarë 2,057 bonuse strehimi dhe janë vënë në dispozicion 419 banesa sociale me qira, duke ndihmuar me strehim të sigurt dhe të përballueshëm ata që nuk kanë asnjë mundësi tjetër.

Ky angazhim i Bashkisë përfshihet në një paketë të gjerë mbështetëse, që përfshin edhe abonenë falas në transportin publik për pensionistët dhe studentët, si dhe subvencionimin me 50% të tarifës së konviktit, për studentët që studiojnë larg shtëpisë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Angazhimi i Hodës në politikë i nevojshëm për ruajtjen e vlerave kombëtare

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë