Gjykata e Lartë Penale e Bahrain dënoi tre persona, përfshirë një grua, me burgim të përjetshëm për “bashkëpunim” me Iranin, raportuan mediat shtetërore.
Sipas prokurorëve, të dënuarit kishin qenë në komunikim me Trupat e Gardës Revolucionare Islamike dhe dyshoheshin për planifikimin e “akteve terroriste armiqësore” në Bahrein.
Në një çështje të veçantë, dy persona të tjerë morën gjithashtu dënime me burgim të përjetshëm për mbështetje të operacioneve terroriste, përfshirë transferimin e fondeve dhe shpërndarjen e informacionit tek Garda Revolucionare dhe agjencitë iraniane të inteligjencës.
Ndërkohë, dhjetë persona të tjerë u dënuan me deri në dhjetë vite burg për mbështetje të sulmeve terroriste iraniane në Bahrein, transmetim të të dhënave të ndaluara dhe fotografim të zonave të ndaluara.
Burimi: botasot.info


