zv kryeministrja kociu nga njesia 6 2000 familje do te pajisen me dokumentet e pronesise 6a0364d0b0763

Zv.kryeministrja Koçiu nga njësia 6: 2000 familje do të pajisen me dokumentet e pronësisë

May 12, 2026
1 minut lexim

Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka zhvilluar një takim me banorët e Njësisë Administrative nr. 6 në Tiranë, ku i informoi qyetarët për vendimin më të fundit të Qeverisë Shqiptare që i hap rrugë privatizimit të banesave për familjet që prej vitesh jetojnë në ish-konvikte dhe godina shtetërore.

Gjatë takimit, Zv.kryeministrja Koçiu theksoi se ky proces ishte një kërkesë e hershme e komunitetit dhe se tashmë, falë koordinimit mes institucioneve shtetërore, familjet përfituese do të kenë mundësinë të pajisen me dokumentet zyrtare të pronësisë për banesat ku jetojnë prej dekadash.

Rreth 130 familje në Njësinë nr. 6 do të përfitojnë drejtpërdrejt nga ky vendim, ndërsa në rang vendi numri i përfituesve arrin në rreth 2000 familje. Procesi përfshin banorët e ish-konvikteve të Qytetit të Nxënësve, Pallatit të Beqarëve dhe godinave të tjera shtetërore të kthyera ndër vite në banesa për qytetarët.

Zv.kryeministrja Koçiu u shpreh se vendimi i miratuar nga Këshilli i Ministrave krijon mundësinë që familjet të kryejnë procedurat pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe Bashkisë së Tiranës për të finalizuar privatizimin e apartamenteve të tyre.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

haziri pervec avdylit reshitajt e statovcit i kishim edhe kater vota tjera presidentin e ldk se 6a036471c28fe
Lajmi i mëparshëm

Haziri: Përveç Avdylit, Reshitajt e Statovcit, i kishim edhe katër vota tjera presidentin e LDK-së

bashkepunuan me iranin bahreini denon me burgim te perjetshem tre persona 6a03651e63f44
Lajmi i radhës

Bashkëpunuan me Iranin, Bahreini dënon me burgim të përjetshëm tre persona

Të fundit nga

Ndryshimi i Amanda Bynes ngjall reagime

Amanda Bynes po eksperimenton gjithnjë e më shumë me pamjen e saj dhe duket se po e shijon plotësisht këtë fazë të re të stilit personal. Amanda Bynes, 40 vjeç, është parë
ShkoLartë