Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta në selinë blu.
Meta ka shkuar në zyrën e Berishës në orët e para të mëngjesit.
Takimi është zhvilluar në kuadër të bashkëpunimit të zgjedhjeve vendore.
Berisha ka paralajmëruar se do të bëjë marrëveshje me aleatët për zgjedhjet lokale. Në takim ka qenë edhe deputeti Petrit Vasili.