“Basha s’u votua të ishte shtojcë e Ramës”, Këlliçi: Sheshi është aty, kushdo mund t’i bashkohet më 7 korrik! PD-ja e Rithemeluar ka në fokus qytetarët!

min lexim

Deputeti demokrat Belind Këlliçi, i ftuar në emisionin ‘Frontline’ në News24 foli për protestën e thirrur nga opozita më 7 korrik, duke u ndalur edhe tek masakra zgjedhore e 25 prillit.

Gjatë bisedës në studio me gazetaren Marsela Karapanço, Këlliçi u shpreh se për PD është jetike hapja e partisë, duke shtuar se strategjia e PD së Rithemeluar tashmë e fokusuar tek problemet e qytetarëve të thjeshtë.

Pjesë nga biseda në studio:

Në momentin që ne kemi hyrë në garë, mua fushatën ma kanë bërë demokratët dhe votat mi kanë ruajtur numëruesit demokratë. Është anormale që ne të pretendojmë që sot deputetë që përfaqësojnë votat e tyre të dalin kundër demokratëve. Kujtojmë se kur kemi shkuar në seli janë hequr 1.8 ton hekur,. Sa për zotin Basha, dihet historiku i zotit Basha. Basha është votuar për të qenë në opozitë kundër Ramës dhe jo një shtojcë e Edi Ramës. Sheshi është aty, në datën 7 edhe ata që nuk bien dakord me Berishën mund t’i bashkohen. Protestën e bën PD me lidershipin e saj. Nëse Alibeaj pretendon se e mbush sheshin le ta mbushë. Unë kam detyrë si opozitar të jem në protestë kundër qeverisë.

Nëse deputetë të grupit parlamentar mungojnë, do të ketë penalitete?

Këlliçi: Nuk besoj se ka penalitete, por besoj se do gjykohen nga vetëm mbështetësit. Secili duhet të bëjë llogaritë me demokratët.

Detyra juaj konkrete në zonën 3?

Këlliçi: Unë misionin e tij në Berat e quaj të përfunduar dhe jam rikthyer në zonat që i konsideroj që kam detyrë ti përfaqësoj. Tashmë duhet të bëj detyrën për të cilën jam votëbesuar. Dje kam qenë në Kombinat, kam vijuar takime në Astir, më pas takime në zona të tjera si Qesarakë…Pra përveç takimit me strukturat tona partiake…Nëse dikush kërkon të japë një mesazh nga ‘Foltorja’ e PD do ta gjejnë derën hapur nga PD…PD e ka jetike hapjen ndaj të gjithë grupeve të interesit të shoqërisë…Ne bëjmë tryeza të hapura prej dy javësh. Berisha ka pasur mundësi të zhvillojë takime me arsimtarë, mjekë, biznesmenë të vegjël…pra mikrofoni është i hapur…Nuk të censuron njeri…Kjo është strategjia e PD së Rithemeluar tashmë e fokusuar tek problemet e qytetarëve të thjeshtë.

Masakra zgjedhore?

Këlliçi: Kushdo duhet të mbajë përgjegjësi për atë akt që kanë kryer, aq më keq nëse janë të porositura nga kandidatë për deputetë. Por personat që janë përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi nëse ka shkelur ligjin dhe përgjegjësia është individuale. Rasti ka rënduar procesin zgjedhor i gjithë mekanizmi i administratë shtetërore është kthyer në një makineri elektorale më misionin që qeveria të fitojë zgjedhjet…

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Lojërat mesdhetare, arritje e madhe për Kosovën, medalja e dytë e artë për Dardanët

Story i radhës

Biden ngatërron Suedinë për Zvicrën në konferencën për shtyp të NATO-s

Të fundit nga