Biden ngatërron Suedinë për Zvicrën në konferencën për shtyp të NATO-s

Presidenti Joe Biden e përmirësoi veten shpejt pas një gabimi gjatë një konference për shtyp të enjten, duke thënë gabimisht se Zvicra neutrale po i bashkohej NATO-s – duke dashur të përmendte Suedinë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Biden i dha komentet e tij në fund të një samiti të NATO-s në Madrid, Spanjë, ku lajmi i madh ishte se Turqia hoqi dorë nga kundërshtimi i saj ndaj anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në aleancë.

Biden mbërriti në Evropë të shtunën në mbrëmje për samitin e G7 në Gjermani, përpara se të fluturonte për në Spanjë.

Më herët, udhëheqësit në samitin e NATO-s e kishin bërë të qartë se mbetën të bashkuar në mbështetjen e Ukrainës për aq kohë sa duhet.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Basha s’u votua të ishte shtojcë e Ramës”, Këlliçi: Sheshi është aty, kushdo mund t’i bashkohet më 7 korrik! PD-ja e Rithemeluar ka në fokus qytetarët!

Story i radhës

​Ky çift i zodiakut konsiderohet si miqtë më të mirë dhe të pathyeshëm

Të fundit nga