Basha, një hap drejt ballkonit. Kryetari pa parti, kërkon një vend për deputet

November 22, 2024
min lexim

Sa herë që del, ai përbën lajm, kryesisht për buzëqeshjen e tij. Por të enjten, ndërsa ishte në Presidencë për t’u konsultuar për datën, edhe pse është vetëm një deputet pa parti, Lulzim Basha u mundua të ishte serioz në përgjigjen e tij.

“Pyetje: Zoti Basha, me çfarë cilësie jeni ftuar sot ju në takim me Presidentin?

Lulzim Basha: Jam ftuar në cilësinë e dikujt që jo vetëm përfaqëson një vullnet politik të tjetërsuar në mënyrë antiligjore nga vendimi i Gjykatës së Apelit, por edhe si dikush që çdo minutë të shërbimit të vet publik e ka shpenzuar dhe do ta shpenzojë në dobi të qytetarëve dhe jo për llogaritë e veta”,,

Por në fakt dalja e Bashës është vetëm për llogarinë e tij personale politike, balanca e së ciles 6 muaj para zgjedhjeve, është  shumë afër zeros. I mbetur pothuajse pa asnjë prej bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, i përbuzur nga shumica e bazës demokrate, për humbjet e shumta dhe pët tradhtine ndaj babait të tij politik, Lulzim Basha ka mbetur pa asnjë opsion. Ose më saktë me të vetmin opsion: Rikthimin në prehrin e Sali Berishës.

“Sali Berisha nuk ka gjetur dhe nuk do të gjejë edhe 10 jetë po të ketë person më etik, mirënjohës dhe luajal se Lulzim Basha në raportin profesional, politik dhe personal.

Kjo deklaratë e Lulzim Bashës, i cili pas zgjedhjeve rrezikon të mbetet vetëm një kujtim i hidhur i historisë së PD, shihet vetëm në  një mënyrë nga linja besnike e Berishës brenda partisë:

Sokol Balla: Mos ju shfaqe poshtë ballkonit..

Kaso: Cudi nuk do ishte me cfarë po shohim, pas paraqitjes te Presidenti Republikës asgjë nuk më cudit më

Për ata që i qëndruan doktorit pranë, që kur pikerisht Lulzim Basha e hodhi atë në rrugë, deklarata e Bashes ngjall vetëm ndjenja negative. Ivi Kaso, sekretar për cështjet zgjedhore dhe drejtues Politik i Fushatës në Korçë, i kujton Bashës, se çfarë Sali Berisha ka deklaruar për hapjen e PD: Një hapje që nuk e përfshin njeriun që u krijua politikisht nga Sali Berisha e më pas e shpalli atë pabesisht non grata nga PD

“PD e hapur për këdo me përjashtim t ëish kryetarit Basha dhe ish kreut të përkohshëm Alibeajt”

Por a mendon sot Sali Berisha njësoj për Lulzim Bashën, si pak muaj më parë. Ata që e njohin doktorin e dinë se ai akoma nuk e ka thënë fjalën e fundit për ish djalin e tij politik. Dhe të gjithë janë në pritje, që kjo fjalë ose ta zyrtarizojë divorcin Berisha Basha, ose ta rikthejë atë në mënyrë të bujshme, poshtë ballkonit të doktorit te rruga e shpresës. E shpresës së Bashës, por jo e Partisë Demokratike.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Qeveria e re me paraqitjen e parë në “Open Ballkan” – Mexhiti: Nisma s’është gjithëpërfshirëse dhe nuk e ka përmbushur misionin

Story i radhës

Bislimi në Poloni tregon se Kosova ka arritur progresin më të shpejtë në rajon

Të fundit nga

Premtimi i Yamalit

“Jam në fazën e rikuperimit dhe jam i sigurt se do të rikthehem më i fortë dhe më i motivuar se kurrë” Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal aktualisht po lufton
ShkoLartë