Basha i VV’së: Qeveria Kurti në betejë me Serbinë, Opozita i ka ndez motorrët me rrëzu

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha thotë se opozita po përpiqet ta rrëzojë Qeverinë Kurti.

Basha ka publikuar një letër që Matthew Palmer, ish-përfaqësuesi i posaçëm i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor ua kishte dërguar krerëve të shtetit në vitin 2019.

“Të dashur qytetarë dhe të nderuara medie, Derisa qeveria është në betejë me Serbinë, opozita i ka ndez motorrat me rrëzu Qeverinë Kurti, thu se kanë punu najherë me ndërtu diçka! Tash ngoni mirë, Ramushi duhet me kuptu që qytetarët nuk e kanë kujtesë e peshkut sikur këta! A ju kujtohet letra që Mathew Palmer i ka pas dërgu tre krerëve të shtetit, koalicionit të PAN-it në vitin 2019? Ja detajet: Anulohet vizita e Gjeneralit të Gardës Nacionale të shtetit të Iowa-s .Paralajmërim për rishikim të bashkëpunimit në aspekte të tjera të sigurisë. Zhgënjimi të hapur që këshillat e ShBA-së nuk janë përfillur.  Deri në largimin e tarifës 100%, marrëdhëniet nuk do të mund të rikthehen në nivelet e mëhershme”, shkroi Basha në Facebook.

“Tash për dallim prej opozitës, edhe pse SHBA kërcënojke koalicionin, Lëvizja Vetëvendosje! nuk kërkojke mocion të mosbesimit ndaj Ramushit si Kryeministër, sepse neve nuk na duhet pushteti kur humb shteti! E për kujtesën tuaj, qeveria e PAN-it ka pas ra 5 muaj pas letrës së Palmerit, por për arsye krejt tjera!”, shtoi ai.

“Qytetarët ju njohin, e dinë që shpejtë e jepni shtetin për me marrë pushtetin. Mbase e bëni se edhe iu kanë lodh mashqit qe dy vjet, por neve na duhet një shtet i fortë, jo ‘mashqi’ t’fortë!”, shkroi deputeti i LVV-së.

Story i mëparshëm

I kërkuar për grabitje dhe trafik droge, i ishte ndaluar hyrja në Greqi, kapet në Igumenicë shqiptari

Story i radhës

Euro në rënie të lirë, “rrokulliset” pranë kufirit të 108 lekëve. Ja si ka lëvizur nga fillimi i vitit

Të fundit nga