basha i pergjigjet akuzave te berishes une dhe pd jemi kunder projektit fantazem te portit te durresit 61ec4c07de8da

Basha i përgjigjet akuzave të Berishës: Unë dhe PD jemi kundër projektit fantazëm të Portit të Durrësit

January 22, 2022
min lexim

Lulzim Basha këtë të shtunë nuk vonoi shumë për t’iu përgjigjur akuzave të ngritura nga ish-kryeministri Sali Berisha në Mirditë në lidhje me përfshirjen e tij në projektin e Portit të Durrësit.

Jo rastësisht, kryedemokrati Basha zgjodhi t’i përgjigjej pikërisht nga ky qytet, i cili në takimin që mbajti me simpatizantët demokratë, nënvizoi se ai dhe Partia Demokratike kanë qenë kundër projektit të Portit të Durrësit. Ai e konsideroi një projekt fantazëm të Edi Ramës, duke i bërë thirrje këtij të fundit që të mos e vazhdojë projektin, pasi sipas tij zhvillimi i një zone nuk bëhet pas kulisave dhe mbi padrejtësitë.

Le ta dëgjojë Rama që do na kenë përballë me të gjithë qytetarët për këtë projekt mafioz dhe nuk do ta lejojmë që oligarkët që shkojnë e vijnë mes Trekëndëshit të Bermudës të vazhdojnë të ushqejnë Foltoren e Ramën ditë e natë. Beteja jonë ka qëllim që t’ua kthejë Shqipërinë shqiptarëve”, tha ai.

Një projekt të tillë, kryedemokrati e konsideroi një tjetër provë korrupsioni dhe tregoi arsyen se pse kjo çështje është edhe kaq e prekshme.

Nëse ke qëllim të ndërtosh të hapësh vende pune dhe të pasurosh këtë qendër nuk i bën punët natën, nuk i kalon ligjet në mesnatë pakonsultim, nuk sjell këtu një sheik, por del para durrsakëve e shpalos planin”, tha Basha.

Nga Mirdita, lideri historik i Partisë Demokratike dhe ish-kryetari i kësaj partie, Sali Berisha hodhi akuza të forta ndaj Lulzim Bashës, duke e konsideruar këtë të fundit ashtu si herët e tjera një peng të kryeministrit Edi Rama.

Në fjalën e tij, Berisha akuzoi kreun demokrat Basha së në bashkëpunim me Edi Ramën dhe një arab, siç e quajti ai të falimentuar në shumë vende, duan të ndërtojnë pallate aty ku sot shtrihet zona e portit.

Ai tha se nisur nga kjo Rama po na e shet pengmarrjen e tij si pluralizëm politik, por që sipas Berishës, ky pluralizëm nuk është asgjë tjetër veçse një mënxyrë.

“Janë 800 m2 në portin e kryesor të Durrësit, në portin që ka të sintetizuar më shumë se çdo entitet tjetër historinë e këtij kombi ku këta të tre, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duan të ndërtojnë pallate”, tha ish-kryeministri.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

d0bfd0bed0b3d180d0b5d0b1d0b0d0bdd0b0 d0b4d0b5d0b2d0bed198d0bad0b0d182d0b0 d0bed0b4 d180d0b0d0b4d0bed0b2d0b8d188 d0bad0bed198d0b0 d0b3 61ec4b8a50e75
Story i mëparshëm

Погребана девојката од Радовиш која го загуби животот кај Сити Мол

southamptoni mbyll pjesen e pare ne epersi kunder cityt 61ec4c409d363
Story i radhës

Southamptoni mbyll pjesën e parë në epërsi kundër Cityt

Të fundit nga

ShkoLartë