basha godet shefin e eulex it dhe ambasadoret pasi reaguan per largimin e tre policeve serb po shitni perralla 64de8dbcbaeab

Basha ‘godet’ shefin e EULEX-it dhe ambasadorët pasi reaguan për largimin e tre policëve serb: Po shitni përralla

August 17, 2023
1 minut lexim

Shefi i EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, dhe ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde kanë reaguar pas largimit të tre pjesëtarëve të rinj të komunitetit serb nga Policia e Kosovës, duke u shprehur të shqetësuar.

Reagimet e tyre i ka komentuar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, duke ju thënë “po na shitni përralla”.

Basha përmes një postimi në Facebook, duke iu drejtuar shefit të EULEX-it dhe ambasadorëve ka thënë se nëse me të vërtete janë të shqetësuar i kishin vë masa Serbisë dhe jo Kosovës.

“Shefi i EULEX-it dhe plotë ambasadorë paskan reagu duke thanë që jemi duke i përcjellë me shqetësim dorëheqjet e fundit të 3 serbëve të Kosovës të saporekrutuar! Po na shitni përralla për besë, sepse me qenë vërtetë të shqetësum i kishi vë masa Serbisë, e jo Kosovës.” – ka shkruar Basha.

MARKETING

RENT A CAR

nje imigrant goditet nga rryma ne stacionin hekurudhor te draceves 64de8ba0837f8
Story i mëparshëm

Një imigrant goditet nga rryma në stacionin hekurudhor të Draçevës

u perfol per nje pritje te embel luizi sqaron ndjekesit 64de8dc032089
Story i radhës

U përfol për një pritje të ëmbël, Luizi sqaron ndjekësit

Të fundit nga

Osmani nuk do të takohet me Vuçiqin

Presidentja Vjosa Osmani ka konfirmuar se nuk do të ketë takim me presidentin e Serbisë, Alleksandar Vuçiq gjatë samitit të Komunitetit Politik Evropian, që ka nisur sot në Tiranë. Këtë, Osmani e
ShkoLartë