Një imigrant goditet nga rryma në stacionin hekurudhor të Draçevës

1 minut lexim

Gjatë ditës së djeshme, më 16.08.2023 rreth orës 10:20 në Stacionin Policor të Draçevës, një punonjës i stacionit hekurudhor – Draçevë ka raportuar se një imigrant është goditur nga rryma elektrike në çatinë e një vagoni teni.

Personi është transferuar menjëherë në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “Shën Naum Ohri”, ku i është dhënë ndihma mjekësore ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore.

Për ngjarjen në fjalë është njoftuar edhe prokurori publik.

Ndërsa këqyrje të vendit e ka kryer një ekipi nga SPB-ja e Shkupit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Lekndreaj operohet, do t’i mungojë Prishtinës 

Story i radhës

Basha ‘godet’ shefin e EULEX-it dhe ambasadorët pasi reaguan për largimin e tre policëve serb: Po shitni përralla

Të fundit nga