Basha flet për rritjen e çmimeve: Qeveria të veprojë, jo me premtime boshe!

Kreydemokrati Lulzim Basha ka folur para mbledhjes në selinë blu për rritjen e çmimeve dhe reagimin popullor në disa qytete të ndryshme të vendit.

Basha u shpreh se qeveria duhet të bëjë hapa konkrete përballë kësaj situate dhe jo të bëjë premtime boshe.

Ai shtoi se pavarësisht krizës së brendshme, demokratët do të jenë në krye të kësaj beteje për qytetarët.

“Një taktikë e tmerrshme abuzive dhe fytyra e vërtetë e një regjimi të shkëputur nga realiteti. Dua të vendos theksin te nevoja për t’i ardhur në ndihmë njerëzve. 

Që njerëzit të paguajnë më pak nuk mjaftojnë fjalët boshe. E lehtë të bësh sikur zihesh me ata që deri dje i ke pasur ortak. Tani është koha të veprosh. Ndërkohë që çmimi i naftës rritet rriten të ardhurat e qeverisë. 

Ndaj po e them paraprakisht që pavarësisht situatës së brendshme që po kalon PD ne në asnjë moment nuk e harrojmë detyrën tonë. Demokratët janë dhe do jenë në krye të kësaj beteje. Qeveria shton të ardhurat, shton retorikën dhe dhunën ndaj qytetarëve”, tha Basha.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vllaznia para sfidës me Tiranën

Story i radhës

Ja sa kushton fanella e Zhegrovës

Të fundit nga