Basha çeli fushatën në Shkodër, flet e bija e kandidatit demokrat: Moment kritik, shikoni përreth

February 19, 2022
1 minut lexim

Ka nisur sot zyrtarisht fushata për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit në 6 bashki të vendit.

Ndërsa, kreu i PD-së, Lulzim Basha e ka çelur fushatën nga qyteti i Shkodrës, ku në garë është kandidati Xhemal Bushati.

Gjatë fushatës, fillimisht fjalën e ka marrë, vajza e tij, Genta Bushati, e cila i ka bërë thirrje qytetarëve shkodranë të votojnë babain e saj.

Sipas Gentës, Shkodrës duhet t’i rikthehet e ardhmja dhe të ofrojë mundësi që të gjithë të rikthehen në vendin e tyre.

Eshte moment kritik, dhe kete nese nuk e ndjeni dot, shikoni perreth dhe numeroni te rinjte qe shikoni rrugeve te Shkodres. Shkodra me te vertete eshte zonje e rand‘ por kjo nuk do te thote qe duhet te leme votren te plaket e Shkodren te vdese. Shkodra duhet te gumezhije me zera te rinjsh, Shkodres duhet ti rikthehet e ardhmja, Shkodra duhet te ofroje mundesi qe te gjithe te rikthehen ne habitatin e tyre, Shkodra duhet te jete jo vetem votra e gjysherve dhe muzika qe mbajme mend  nga fminia, por duhet te jete ndalesa, qendra, graviteti qe na ripret tek rikthehemi edhe kete here me mundesi plot. Per mua ky duhet te jete synimi i gjithsesicilit kandidat, por e di te sigurte qe eshte premtimi i babes tim karshi meje.

Tek shoh tim ate qe i kerkon vetebesimin Shkodres, shoh nje njeri te ndershem, krenar, dinjitoz. Do thoni ju, pse kaq pak modeste? Sepse ashtu ndihem, me fat, me shume fat qe kam ne bazat e mia kontributin e nje njeriu si babi im. Per asnje cast te jetes sime nuk di te me kete mesuar asgje tjeter pervecse se moralit te kulluar, punes se palodhur, perkushtimit te panegociushem, krenarise qe duhet fituar, bashkepunimit qe duhet gjetur mes miqsh te mire dhe te drejte. Une pres, di dhe dua qe te njejtin kontribut, me aq dashni ai do ia percjelle edhe Shkodres, sepse me shume se kurre Shkodra ka nevoje per dike jo vetem qytetar, por punetor dhe te ndershem.

Tek im ate, dhe kete mendojeni gjithnje, nuk gjeni thjesht  burrin serioz qe i eshte perkushtuar politikes, biznesit apo administrimit, por gjeni bashkeshortin, babin dhe gjyshin e nje njeri qe ia ka dale te ndertoje nje familje e cila ndihet krenare per te, ne Shkodren e tij, mes shkodranve te tij, jam e bindur qe do ia dale ta ringrije Shkodren ne piedestalet e krenarise qe i takon”, u shpreh ndër të tjera Bushati./

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ja sa raste janë aktive me Covid-19 në Kosovë

Story i radhës

Separatistët e mbështetur nga Rusia urdhërojnë mobilizim ushtarak në Ukrainë

Të fundit nga

ShkoLartë