basha 24 ore pas doreheqjes rikthehet ne zyre 6239e893e491e

Basha 24 orë pas dorëheqjes, rikthehet në zyrë

March 22, 2022
1 minut lexim

Lulzim Basha edhe pse u dorëhoq nga drejtimi i Partisë Demokratike, zgjodhi të rikthehet sërish në zyrë më pak se 24 orë nga largimi. Në oborrin e partisë u përball me grupimin Dhjetor ‘90, të cilët prej muajsh kërkonin largimin e tij nga partia.

Drejtuesi i grupit Dhjetor 90, Bislim Ahmetaj u ofruar si negociator për një takim mes ish-kryeministrit Berisha dhe kryetarit të Komanduar Enkelejd Alibeaj.

“Ne do të bëjmë ç’është e mundur që të ulim Alibeajn me grupin e Rithemelimit”.

Dhe në fakt, Alibeaj mbërriti i pari në selinë e PD, për të shkuar në zyrë dhe për të rakorduar hapat që do ndërmarrë në pozitat e kryetarit për bashkimin e demokratëve.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi kërkoi edhe njëherë nga Komisioni i Rithemelimit të bashkëpunojnë për bashkimin e PD.

“Partia bashkohet kur secili prej nesh edhe anëtarët e pezulluar kapërcejnë veten dhe mendojnë interesin e PD”.

Në daljen e tij të parë si kryetar partie Alibeaj u zotua se do të bëj gjithçka në funksion të bashkimit të demokratëve.

“Bashkimi është ndër demokratët”.

Pas rezolutës të miratuar në grupin parlamentar, PD pret një qëndrim zyrtar nga Komisioni i Rithemelimit, teksa këta të fundit pasditen e të martës do të mblidhen për të vendosur edhe zyrtarisht marrëdhënien që do të mbajnë me PD pas dorëheqjes së Lulzim Bashës.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

grubi gati edhe projekti per pjesen e dyte te autostrades shkup bllace 6239e82252092
Story i mëparshëm

Grubi: Gati edhe projekti për pjesën e dytë të autostradës Shkup-Bllacë

britania e madhe i dha ukraines mbi 4000 sisteme raketore antitank 6239e8d3b6071
Story i radhës

Britania e Madhe i dha Ukrainës mbi 4000 sisteme raketore antitank

Të fundit nga

Lezha hap zyrtarisht sezonin turistik 2025

Lezha ka hapur zyrtarisht sezonin turistik për vitin 2025, në një aktivitet festiv që mblodhi vizitorë të shumtë, si dhe përfaqësues dhe autoritete vendore si dhe ato të ardhur nga Kosova, Maqedonia
ShkoLartë