Grubi: Gati edhe projekti për pjesën e dytë të autostradës Shkup-Bllacë

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi pohon se punimet për Korridorin 8 do të fillojnë këtë vit edhe atë në përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, në muajin gusht. Grubi në “Click Plus” deklaroi se më 23 mars përfundon tenderi për përzgjedhjen e konsulentit dhe mbikëqyrësit për projektin e Korridorit 8.

“Kemi të interesuara jashtëzakonisht kompani të mëdha, amerikane, franceze, italiane, hungareze dhe vlerësoj se kjo garë do të sjell cilësi. Ky konsulent i cili do të përzgjidhet e ka për detyrë që brenda 21 ditëve, të sjell në Qeveri kontratën e përgatitur me “Bechtel-Enka”. Tashmë nuk ka nevojë për tender për shkak të ligjit special, nënshkruajmë drejtpërdrejtë Qeveria me konzerciumin “Bechtel Enka” dhe po shpresoj që punimet të fillojnë në përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit në gusht”, tha Artan Grubi, zv/kryeministër i parë.

Me vendim të Qeverisë, konsulenti obligohet që për 21 ditë të sjell kontratën e plotë për 120 km të korridorit 8 dhe Korridorit 10 D, Prilep-Manastir, tregoi zëvendëskryeministri. Grubi foli edhe për punimet në pjesën e dytë të autostradës Shkup-Bllacë. Tha se sot në Qeveri, Ndërmarrja e Rrugëve të Maqedonisë duhet të sjell projektimin e kompanisë amerikane për 10 kilometërshin e dytë të rrugës me përcaktimin e trasesë se re.

Експерти за новиот органски производ: „Произведен е во САД, а САД потрошија 1,3 милиони за да го развијат затоа што …“
“Kanë paraparë 6 tunele imagjinoni, edhe pse ne që shkojmë shpesh në Kosovë nuk e shohim terrenin, po thonë që është terren i vështirë për ta projektuar. Për 10 km, duhet të nënshkruhet huamarrja nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në muajin qershor. Informacioni nesër kalon në Qeveri për ta autorizuar Ndërmarrjen e Rrugëve dhe ministrinë e Financave për ta marrë këtë huamarrje dhe për ta shpall tenderin, sepse projekti është gati, traseja është gati dhe do vijon në vazhdimësi”, pohoi Artan Grubi, zv/kryeministër i parë.

Pjesa e parë e autostradës Shkup-Bllacë pritet të kushtojë rreth 15 milionë euro, ndërsa pjesa e dytë do t’i kushtojë shtetit mbi 100 milionë euro.

YouTube video

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rriten rastet me Covid-19 në Kosovë, sot 3 humbje jete

Story i radhës

Basha 24 orë pas dorëheqjes, rikthehet në zyrë

Të fundit nga