Barrikaduesit në veriun e Kosovës duhet të arrestohen

min lexim

Ditët kalojnë, barrikadimet qëndrojnë. Janë të pakuptuara qëndrimet e institucioneve ndërkombëtare dhe shteteve. Deri kur do ta tolerojnë qëndrimin imperialist të pa parë të Serbisë. Çdo gjë që ndodhë, në pjesën veriore të Kosoves, orkestrohet nga Beogradi. Derisa, bandat, grupet kriminale serbe, Kosova i klasifikon si të tilla, kriminale, Serbia, në anën tjeter, po ato grupe dhe banda i konsideron heroike.

Deri kur kështu?!!! Zotërinj – Borell, Lajçak, madje edhe Escobar, nëse personalisht nuk keni njohuri, hulumtoni të kaluareën historike serbo-shqiptare, studioni drejtësinë dhe të Drejtën ndërkombëtare për dhe mbi shtetin, a nuk e kuptoni se Serbia dhe liderët e saj, në vazhdimësi dhe me këmbëngulje, përpiqen t’i vazhdojnë planet e kriminelit gjenocidial Millosheviqit, bashkëpuntor te të cilit ishin mu Vuçiqi dhe Daçiqi.

Kuptohet se, kompromisi zakonisht është dhe duhet me qenë prezent në çdo proces ndërshtetëror. Por, kompromisi mund të vijë në shprehje, nëse së pari identifikohet identiteti i ekzekutorit të krimeve dhe identiteti i viktimes dhe pasojat. Nji gjë e tillë nuk ndodhi në asnjë moment dhe, ky fakt, vetëvetiu flet për njëanëshmeri.

Kuptone more se serbët në Kosovë, nuk janë të kanosur në asnjë mënyrë, përkundrazi, si minoritet, janë të priviligjuar. Çka kërkojnë?!!! Nuk mund të quhet Serbi edhe aty ku një serb gjendet. Në dialog, Serbia nuk pretendon asgjë tjetër, por marrjen e veriut, Mitrovicës së bashku me Trepçën gjigante.

Tani, në procesin e bojkotit të Listës serbe, aktivizohen bandat dhe grupet serbe kriminale kundër shtetit të Kosovës. Akoma e shihni të arsyeshme përkrahjen e Serbisë apo serbëve?!!!

Bojkotimi i shtetit është krim. Barrikadat e ndryshme, të përkrahura dhe ndihmuara nga Serbia, janë krim kundër shtetit.

Prandaj, është obligim i çdo shteti që të luftojë krimin. Pyetje shtetit, madje edhe forcave të KFOR-it, të cilat konsiderohen forca të sigurisë, përse liderët apo barrikaduesit nuk arrestohen dhe, mjetet e tyre të përdorura për barrikadim nuk konfiskohen. Mjaft është mjaft.

Ky OPINION është huazuar nga media BOTASOT.INFO

Story i mëparshëm

Bekteshi: Sektori energjetik në shtetin tonë është stabil, kësisoj edhe do të vazhdojë të jetë

Story i radhës

“Trondit” Interi, zikaltërit gati për të transferuar në Milano sulmuesin

Të fundit nga