barrikadat ne veri te kosoves ekipi i gazetareve sulmohet ne zubin potok 63a0718b90d20

Barrikadat në veri të Kosovës, ekipi i gazetarëve sulmohet në Zubin Potok

December 19, 2022
1 minut lexim

Një ekip gazetarësh është sulmuar sot në veri të Kosovës. Në afërsi të barrikadave të ngritura në Çabër të Zubin Potokut është sulmuar ekipi i gazetarëve të Klan Kosovës.

Sipas AGK-së, në drejtim të gazetarëve janë hedhur gurë dhe ata janë “fyer dhe sharë” nga sulmuesit.

“AGK-ja sërish bën thirrje tek organet kompetente që të marrin masa për të siguruar gazetarët, njëherësh kërkojmë që të lejohen të bëjnë punën e tyre pa u penguar”, tha AGK-ja dhe shtoi se ky asociacion është i shqetësuar për sigurinë e gazetarëve që raportojnë nga veriu.

AGK-ja tha e ky është sulmi i tretë ndaj gazetarëve, që kur disa serbë lokalë nisën ngritjen e barrikadave në veri të Kosovës më 10 dhjetor.

Barrikadat u ngritën në shenjë pakënaqësie me arrestimin e ish-policit të Kosovës, Dejan Pantiç.  Pantiç, sipas autoriteteve në Kosovë, dyshohet se ka organizuar “sulmin terrorist” të 6 dhjetorit ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës./albeu.com

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

ballkani te shnderrohet ne zone paqeje jo ne varre gjenocidi 63a07187388f4
Story i mëparshëm

 Ballkani të shndërrohet në zonë paqeje, jo në varre gjenocidi

profesor latifi sot ne fakultet tema kryesore ishte futbolli 63a071c82d428
Story i radhës

Profesor Latifi: Sot në fakultet tema kryesore ishte futbolli

Të fundit nga

Çelmeta: E meritoi!

Roland Çelmeta, menaxher futbolli tha se Egnatia e meritoi kampionatin këtë vit, sepse ka luajtur shumë mirë. Roland Çelmeta, tha: “Egnatia e meritoi, por unë kundërshtoi formulën, sepse ka qenë një ekip

PS merr 61% të votave të diasporës

1 javë nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se është mbyllur procesi i numërimit të votave për subjektet politike për zgjedhësit nga jashtë Shqipërisë. Në
ShkoLartë