Profesor Latifi: Sot në fakultet tema kryesore ishte futbolli

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka thënë se sot në hapësirat e fakultetit temë kryesore ishte futbolli.

Kjo pasi, siç tha ai, emocionet e lojës së mbrëmshme ndërmjet Argjentinës dhe Francës në finalen e Kupës së Botës, ende nuk kishin kaluar.

“As adhurimi për dy heronjtë e saj, Messin dhe Mbapenë. Nuk ka sot ideologji as fe që mobilizon një shkallë të tillë globale emocionesh e pasionesh”, shkroi ai me anë të një statusi në Facebook.

“Në fakt, futbolli është bërë sot ideologjia dhe feja kryesore në botë, ndërsa stadiumet tempujt e saj. Mbase Johan Huizinga kishte të drejtë kur e definonte thelbin e njeriut si homo ludens, qenie që luan, dhe lojën si themelin e çdo praktike njerëzore”.

Story i mëparshëm

Barrikadat në veri të Kosovës, ekipi i gazetarëve sulmohet në Zubin Potok

Story i radhës

Shumica e kroatëve nuk punojnë, tregojnë të dhënat zyrtare

Të fundit nga