Edhe armiku më i madh nuk do të arrinte të krijoj situatë kaotike, bllokadë në komunikimin e institucioneve të shtetit dhe të taborit të partive opozitare politike në drejtim të ndërprerjes së grevave të celulave politike sindikaliste. Më kujtohet viti 1993 në cilësinë e Gazetarit të asaj kohe kur raportoja nga Kosova në emisionin në Gjuhën Shqipe të Radio Zagrebit.
Ishte koha kur serbia e kishte instaluar administratën e dhunshme në Kosovë ku për qdo ditë nga policia serbe malltretoheshin, Shqiptarët gjithandej vendit. Edhe pse ishte situata e zymtë dhe e pa sigurt për Shqiptarët vetëdija e të rinjve dhe të rejave e intelektualeve, e gazetareve, dhe e veprimtareve ishte në nivelin më të lartë të aktivitetit politikë dhe kombëtar për t’iu kundërvyer pushtetit serb të instaluar në Kosovë.
Ende posedoj me shënime të asaj kohe kur gjatë një dite në zyrën time kanë arritur mbi 70 reagime, e letra protestuese kundër dhunës serbe, kundër segrekacioni nëpër shkolla dhe shkeljeve të drejtave të nxenesve Shqiptarë në objektet e tyre shkollore. Për fatë të keq nuk po arrij të kuptojë gjendjen e tanishme, indiferencën, mos reagimin, mos organizimin e njerëzve të Kosovës të cilët po heshtin para një situate shumë dramatike, e cila po ndodh me fajin tonë, te organizimit dhe menaxhimit të shtetit.
Është e pa kuptimtë qëndrimi i prindërve, i këshillave të Arsimit nëpër shkollat dhe bashkësitë lokale të cilët i kanë mbyllur sytë dhe veshtë karshi situatës në funksionimin e institucioneve të shtetit. Kjo po ndodh në kohën kur Kosova i ka zgjedhur institucionet legjitime me votën e popullit. Kjo po ndodh në kohën kur Shteti i Kosovës po përballet me vështirësi dhe sfida më të ndryshme të cilat nuk po i kursejnë as Shtetet më të zhvilluara të Evropës. Tani kur po flasim për këto fenomene nxënësit e Kosovës të cilët duhet të ishin në bankat e shkollës për tu arsimuar dhe edukuar për të ecur me kohën ata ende qëndrojnë me veshë në krahë në shtëpitë e tyre pa e zhvilluar dhe mësuar asnjë njësi mësimore nga mësuesit e tyre. Këta që i thojn veti edukator dhe pishtarë të arsimit nuk po i prek ndërgjegjja për ta kryer misionin e tyre. Me integritetin e tyre ka kohë që është duke manipuluar Rrahman Jashari një ish mësues i rangut më të ulët që dikur punonte në arsimin e Pejës.
Nëse deri në fillimit të javës së ardhshme nuk fillon mësimi i rregullt nëpër shkollat e Kosovës, nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe grevistëve mendojë se ka ardhe koha që lidhja e pensionistëve të Kosovës të aktivizohet përmes shoqatave të pensionistëve nëpër të gjitha qendrat komunale, duke i marrur përdore nipat dhe mbesat për ti dërguar në shkollat përkatëse ku janë të regjistruara. Këta pensionistë të cilët i takojnë moshës së pleqërisë janë ata të cilët me decenie kanë kontribuar në ndërtimin e shkollave të reja duke derdhë djersën e tyre për një Kosovë të lirë, të pavarur ku gjeneratat e reja do ti gëzojnë të drejtat për tu shkolluar dhe edukuar si moshatarët e tyre gjithandej Evropës.
Ky propozim i imi ndoshta në shikim të parë duket i gabuar apo i pa vend por për shkak të mosmarrëveshjeve përqarjeve dhe inateve të skenës politike ka ardhur koha që njerëzit me integritet pavarësisht moshës ta thojn fjalën e tyre për të mirën e vendit.
Nuk ka mbet tjetër rrugë. Ne i kemi shkelur vlerat dhe kultin e individit, duke atakuar dhe përdhosur edhe personalitetin e fundit të njeriut, të intelektualit, të veprimtarit apo burrit të kullës apo të odës Shqiptare. Kjo që po i ndodh Kosovës është turpi i trupave të kohës. Andaj askush nuk ka të drejtë të krenohet se jemi në rrugë të mbarë për të ecur para me kete mendesi.