Bare: Pavarësisht rezultatit, morëm diçka pozitive

March 26, 2022
1 minut lexim

Shqipëria pësoi një humbje në minutën e fundit në miqësoren me Spanjën e luajtur në Barcelonë. Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Keidi Bare, ka folur në një prononcim për “Super Sport” foli për sfidën.

“E dimë shumë mirë që ata kanë një ekip shumë të mirë. E luajnë mirë topin. Ne bëmë një ndeshje të madhe, pavarësisht se mbrojtëm shumë, por nuk i lamë hapësirat e duhura. Na mungoi pak loja me topin. Mendova se do të dilnim me një rezultat pozitiv, por morëm diçka pozitive, ekipi bëri një lojtar të mirë pavarësisht rezultatit.

Ne e treguam në fushë. Do mundohemi dhe të stërvitemi më shumë që të qarkullojmë topin. Nuk është e thjeshtë sepse ata mbanin topin dhe ne vetëm mbroheshin. Gjithsesi u treguam kompakt. Natyrisht ata kanë talent individual dhe siç e patë te golat, ato ishin individual. Mbeteni me punën e ekipit. Morëm diçka pozitive nga kjo ndeshje.

Mund të bënim shumë, por në ato momente ishim shumë veta në të njëjtin vend. Duhet të kishim marrë topin dhe ta kishim çuar në krah tjetër, por nuk ndodhi. Ky është futbolli dhe gjëra të tilla ndodhin”, ishin fjalët e Bares për “Supersport”.

“Një emocion i veçantë, ky është stadium im, është kënaqësi për mua, që bëmë këtë ndeshjen këtu. Duhet të qëndrojmë te ndeshja e ekipit, ishim kompakt në çdo pozicion, humbëm në minutat e fundit, por duhet të mbetemi te gjërat pozitive. Na japin shumë besim, jemi më të motivuar, mund të luajmë dhe me ekipe të mëdha. Do të përgatitemi 100 % për ndeshjet zyrtare”, u shpreh Bare për “RTSH”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vladimir Putini është kaq agresiv, sepse vuan nga “Kompleksi i Napoleonit”

Story i radhës

Fitorja e parë e Vëllaznimit në Superligën A

Të fundit nga

ShkoLartë