Bare lë pas dëmtimin dhe i bashkohet grupit në stërvitje

1 minut lexim

Keidi Bare ishte një nga mungesat e rëndësishme të Kombëtares shqiptare për dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve.

Lojtari 25-vjeçar ishte i lënduar përpara ndërprerjes së kampionatit për shkak të ndeshjeve të Kombëtareve, prandaj e shfrytëzoi këtë periudhë për t’u rekuperuar.

Mungesa e tij u ndje në përballjen kundër Izraelit, në të cilën mesfusha e kuqezinjve po çalonte dukshëm.

Por vështirësitë janë hedhur pas krahëve për Baren, që tashmë i është bashkuar grupit të tjerë të lojtarëve në stërvitjen që Espanjoli ka zhvilluar paraditen e sotme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mos u dashuroni me potencialin e partnerit tuaj

Story i radhës

FBAK: Dënojmë ashpër aktin çnjerëzor ndaj Mrika Nikçit

Të fundit nga