Klubi i basketbollit Vëllaznimi ka bërë goditjen e radhës në përforcim të skuadrës.
Bardhi Rexha është blerja e radhës e skuadrës gjakovare dhe për të është një rithim në shtëpi.
Rexha, ishte pjesë e ekipit të Vëllaznimit në rikthimin e tyre në Superligë.
22 vjeçari dallohet për lojën e fuqishme në mbrojtje dhe shumëanshmërinë taktike në sulm, ku edicionin e kaluar ishte ndër lojtarët kryesor të KB Rahovecit. Ai luan në pozitat 3 dhe 4, por shpeshherë ka luajtur edhe në pozita tjera duke treguar shpirtin luftarak dhe shumëanshmërinë.
Edicionin e kaluar ai u paraqit në 24 ndeshje për KB Rahovecin ku regjistroi mesatare prej 7.5 pikëve, 5.4 kërcimeve dhe 1.6 asisteve për ndeshje.
Ndryshe njihet makineri e “double-double” duke regjistruar tre të tilla sezonin e kaluar dhe shumë herë duke ju afruar maksimalisht këtyre shifrave magjike.