Bardhi: Rama nuk kërkoi ndjesë, bashkia e Lushnjes me PS është skenë krimi në vazhdim  

March 2, 2022
1 minut lexim

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi duke komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama sot në Lushnje, thotë se nuk kërkoi ndjesë për shndërrimin e Bashkisë në skenë krimi, teksa i referohet arrestimit të Fatos Tushes dhe zyrtarëve të tjerë.

Numri dy i PD, thekson se Rama është në krah të ekipit të korrupsionit në Lushnjë. Sipas Bardhit, Eriselda Sefra nuk është alternativë për Lushnjen, por vazhdim i të njëjtit grupim.

Reagimi i plotë:

Edi Rama ishte sot në Lushnje, por nuk kërkoi ndjese për shndërrimin e Bashkisë në skenë krimi. Ai nuk u distancua nga korrupsioni dhe vjedhja në Bashkinë Lushnjë dhe u paraqiti sot qytetarëve të Lushnjes të njëjtën alternativë, anëtaren e të njëjtit ekip, që prej 15 vitesh mban peng Bashkinë e Lushnjes.

Lushnja ka zgjedhje të parakohshme në 6 Mars për shkak se Edi Rama abuzoi me besimin e lushnjarëve dhe se i gjithë zinxhiri drejtues i Bashkisë dhe Partisë Socialiste Dega Lushnje është sot në burg. Eriselda Sefa, kandidatja e Edi Ramës në Lushnje, është vetë e kallëzuar në SPAK për abuzime me detyrën dhe besimin e qytetarëve.

Në vend që të vijë vërdallë në Lushnjë dhe të tregojë barcaleta, Edi Rama dhe kandidatja e tij në Lushnjë duhet t’u kërkonte ndjesë qytetarëve lushnjarë për vjedhjen dhe korrupsionin prej 15 vitesh në Bashkinë Lushnje.  Ndjesa e munguar për lushnjarët është shenjë e qartë e arrogancës, mosmirënjohjes dhe sjelljes si pushtues me bashkëqytetarët e tyre. Lushnjarët nuk janë pronë e askujt, ndërsa Lushnja është pronë e qytetarëve të saj.

Qytetarët e Lushnjës në 6 Mars kanë shansin të heqin shiritin skenë krimi nga Bashkia Lushnjë dhe t’u kthejnë bashkinë qytetarëve.

Eriselda Sefa nuk është alternativë e re për qytetarët. Ajo është vazhdim i të njëjtit grupim, që kërkon ta mbajë Bashkinë Lushnjë skenë krimi edhe për më gjatë.

g.v/

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Njihuni me 19 vjeçarin që po gjurmon avionët e oligarkëve rusë

Story i radhës

Arsimi cilësor dual është i rëndësishëm për të ardhmen e nxënësve, por edhe të kompanive së bashku me të gjitha palët e interesuara krijojmë politikë për regjistrim

Të fundit nga

ShkoLartë