Gara për sensacionin brazilian Endrick po nxehet, me trajnerin e Barcelonës Xavi që e ka pranuar gjatë vikendit që katalunasit janë në bisedime me tinejxherin për një kalim tek ta në të ardhmen
Trajneri i Barçës madje e ka pranuar që kanë mbajtur bisedime si me Endrick ashtu edhe babain e tij, të cilit ia kanë shpalosur projektin e ri për skuadrën nga Camp Nou.
Por, siç raporton Marca, ngarkesa me borxhe që ka Barcelona bën që ata të mos jenë shumë optimist për mundësitë që ata të nënshkruar me të duke pasur parasysh problemet e mirëdokumentuara financiare që kanë ata, dhe kanë vendosur që të tërheqin nga gara për nënshkrimin e talentit brazilian.
Endrick, i cili ka kontratë me klubin e tij Palmeiras deri më 2025, e vendos skuadrën braziliane në një pozitë të mirë për të kërkuar një shumë të madhe parash, së paku 60 milionë euro kesh për asetin e tyre.