Shkarkohet drejtoresha e SHFK “Dame Gruev” në Gradsko

Gradsko, 2 dhjetor – Kryetari i Komunës Gradsko, Kiro Nackov njoftoi se e ka shkarkuar drejtoreshën e SHFK “Dame Gruev”, ku një nxënës një kohë të gjatë ishte viktimë e dhunës nga moshatarët e tij.

 

Nackov, gjithashtu, bëri thirrje që të gjitha institucionet kompetente të ndërmarrin përgjegjësinë.

Sipas tij, edhe pse rasti është denoncuar në MPB dhe në Qendrën e Punëve Sociale, megjithatë ende nuk ka kurrfarë reagimi nga ana e tyre në lidhje me këtë rast.

“I bëj thirrje MPB-së, Qendrës për Punë Sociale, Inspektoratit Shtetëror të Arsimit dhe të gjitha organeve kompetente që të hetojnë rastin në detaje dhe ku duhet të ofrohet ndihma dhe ku duhet të mbahet përgjegjësi. Bëj thirrje edhe një herë që e ardhmja e nxënësve dhe fëmijëve tanë është më e rëndësishmja dhe të gjithë duhet të kemi një nivel të lartë ndërgjegjësimi. Kjo nuk duhet të ndodhë më”, ka njoftuar Nackov në faqen e tij në Fejsbuk.

Burimi: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

Barcelona tërhiqet nga gara për Endrick

Story i radhës

Sfida interesante në Ligën Unike të femrave

Të fundit nga