barcelona real madrid formacionet e mundshme te finales se copa del rey 680cadae289d3

Barcelona – Real Madrid, formacionet e mundshme të finales së Copa del Rey

April 26, 2025
1 minut lexim

Barcelona dhe Real Madridi do të luajnë sonte (e shtunë) finalen e Kupës së Mbretit, pas së cilës do ta njohim fituesin e trofeut të dytë sezonal në Spanjë.

Takimi mes Barcelonës dhe Realit do të luhet në stadiumin La Cartuja të Seviljes nga ora 22:00 dhe ky do të jetë dueli i dytë i dy klubeve më të mëdha spanjolle në betejën për trofe këtë sezon.

Barcelona dhe Reali tashmë janë përballur në finalen e Superkupës së Spanjës, në të cilën katalanasit fituan bindshëm 5-2, teksa fituan edhe ndeshjen e parë të La Ligës në Madrid me rezultat bindës (4-0), dhe në ndeshjen e sotme hyn si favorit.

Për sa i përket mungesave, Barcelona do të dobësohet nga mungesa e Roberto Lewandowski dhe mbrojtësit Alejandro Balde, ndërsa Realit do t’i mungojnë mbrojtësit Eder Militao dhe Dani Carvajal, si dhe mesfushori Eduardo Camavinga.

Si një prelud i El Clasicos së sotme, dje dolën informacione se Reali ishte gati të hiqte dorë nga luajtja e ndeshjes pasi mësoi se gjyqtari kryesor do të ishte Ricardo de Burgos Bengoetxea.

Kjo shkaktoi shumë polemika dhe kritika mes Los Blancos, drejtuesve të Federatës Spanjolle të Futbollit, La Ligës dhe gjithë spektrit sportiv duke bërë që ndeshja e sotme të pritet me padurim.

Formacionet e mundshme të El Clasicos finale

Barcelona:  Szczesny; Kounde, Cubarsi, Martinez, Martin; De Jong, Pedri; Yamal, Olmo, Raphinha; Torres;

Real Madrid: Courtois; Valverde, Asencio, Rudiger, Mendy; Ceballos, Tchouameni, Modric, Bellingham; Vinicius Jr, Mbappe;

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

osmani pershendetet me presidentin trump para ceremonise se varrimit te papa franceskut 680ca9ec505e7
Story i mëparshëm

Osmani përshëndetet me presidentin Trump para ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut

zbulohet nje nga antigrimcat me te renda mund te shpjegoje arsyen pse ekziston universi 680cae9db8bb1
Story i radhës

Zbulohet një nga antigrimcat më të rënda/ Mund të shpjegojë arsyen pse ekziston universi

Të fundit nga

Prishtina “pushtohet” me mbeturina

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” ka ndërprerë sot grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë. Si pasojë e kësaj në kryeqytet kontejnerët janë të stërmbushur derisa qese e gjëra të tjera kanë dalë edhe
ShkoLartë