E dërguara speciale e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Karen Pirs në takime me kreun shtetëror

May 14, 2025
1 minut lexim

E dërguara speciale e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Dama Karen Pirs sot do ta realizojë vizitën e saj të parë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Siç paralajmërojnë nga ambasada britanike, Karen Pirs do të takohet me presidenten Gordana Siljanovska Davkova, kryeministrin Hristijan Mickoski, kryeparlamentarin Afrim Gashi dhe ministrin e Mbrojtjes Vllado Misajlovski.

“Qëllimi i vizitës është të riafirmohet angazhimi i fortë i Mbretërisë së Bashkuar ndaj integrimit euroatlantik të Maqedonisë së Veriut, të forcohen lidhjet ekonomike dhe tregtare dhe të bashkëpunohet drejtpërdrejtë në vlerat tona të përbashkëta për të promovuar paqen dhe sigurinë ndërkombëtare në Ballkanin Perëndimor. Ne do të vazhdojmë të jemi partner i ngushtë dhe aleat i fortë i Maqedonisë së Veriut në NATO”, thuhet në komunikatë.

Dama Karen Pirs, shtohet në kumtesë, një nga diplomatet më me përvojë të Mbretërisë së Bashkuar u emërua përfaqësuese speciale e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor në shkurt të këtij viti, pasi mori detyrën nga Shefi i forcave ajrore, mareshali Lord Piç.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Prishtina “pushtohet” me mbeturina

Story i radhës

Murtezani: Takim me përfaqësues të EUDA, diskutuam për luftën kundër trafikimit të drogës

Të fundit nga

Vllaznia kthehet me 3 mbrojtës

Me uljen në stol të Edi Martinit te Vllaznia duket se do të ndryshojnë edhe taktikat dhe mënyrat se si do të vendosen shkodranët në fushën e lojës. Gjatë sezoneve të fundit,

Takimi Dimovska – Tavçar

1 Shkup, 27 maj  – Sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska, dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm, Nikolla Gjoshevski, janë në vizitë në Parlamentin e Republikës së Sllovenisë në Lubjanë më 27 dhe
ShkoLartë