Qindra njerëz kanë dalë në rrugët e Barcelonës për të protestuar kundër aneksimit të deklaruar nga Rusia të katër rajoneve pjesërisht të okupuara të Ukrainës.
Presidenti rus, Vladimir Putin, nënshkroi zyrtarisht ligjet që aneksojnë rajonet e Donetskut, Luhanskut, Zaporizhzhias dhe Khersonit më 5 tetor pas referendumeve të paligjshme.
Referendumet, që janë cilësuar të paligjshme, janë dënuar nga vendet perëndimore, shkruan BBC.
Bashkë me Krimenë, të cilën Rusia e aneksoi në vitin 2014, pretendimi total i presidentit Putin, tani arrin në më shumë se 22% të territorit ukrainas.
Burimi: GAZETA.MK