Barcelona preferojnë nënshkrimin me Raphinha para Antony.
Skuadra katalane është duke kërkuar për një lojtar krahu dhe kjo po shtynë tifozët të mendojnë se një rinovim kontrate me Ousmane Dembele nuk do të ndodh.
Raphinha dhe Antony janë dy emrat që lidhen më së shumti me Barcelonën, para merkatos së verës. I pari shihet më favorit për të kompletuar transferimin dhe ka media (Sport) që thonë se ai ka arritur marrëveshje për pesë vite me Barcën.
I njëjti burim ka shpjeguar edhe arsyen pse Barcelona preferon nënshkrimin e Raphinha, para atij të Antony.
Nuk është arsye ekonomike. Barca e preferon lojtarin e Leeds para atij të Ajax për faktin se Raphinha ka përvojë tashmë në një nga top pesë ligat evropiane (Leeds), kurse Antony ka luajtur vetëm me Ajax.
Thuhet se Raphinha ka kërkuar nga skuadra e Leeds që të arrijnë marrëveshjen me Barcën dhe ai të kalojë në ‘Camp Nou’