Barcelona nis këtë sezon të ri të Champions League në shtëpi, ku pret modestët e Plzen.
Tekniku Xavi Hernandez pa asnjë diskutim kërkon ta nisë mbarë dhe ka vendosur në fushë 11 lojtarët më të mirë.
Sulmi përbëhët nga Lewandowski, Dembele dhe Ansu Fati.
Ndërsa stoli po ashtu është i mbushur me yje, që janë gati të bëjnë diferencën në çdo moment.