Barcelona ofron rrogë të ulët për riktimin e Messit

Barcelona ëndërron të rikthejë Lionel Messi në “Camp Nou”, ndërkohë që edhe vetë sulmuesi argjentinas ka dëshirë të veshë sërish fanellën “blaugrana” e përqafojë ish-shokët e ekipit të tij. Gjithsesi, kjo dashuri mund të mos konkretizohet.

Prej dy sezonesh Messi luan me PSG, ku ka një rrogë të jashtëzakonshme.

Sipas “El Chriringuito”, sulmuesi argjentinas kërkon 40 milionë euro në sezon, të njëjtën pagë që ka edhe te francezët, ndërsa oferta nga skuadra katalanase është e ulët.

Barcelona ofron deri në 7 milionë euro në sezon, një shumë 5-6 herë më e ulët nga kërkesa e Messi.

Ndërkohë që, nga Arabia Saudite, oferta është shumë me e lartë. Pikërisht diferencat e mëdha mes kërkesës dhe ofertës mund ta pengojnë rikthimin e “pleshtit” në Barcelonë.

Problemet financiare e juridike që kanë përfshirë skuadrën spanjolle duket se e pengojnë që të ofrojë më shumë.

Por edhe kontrata e re, 1-vjeçare me opsion për ta rinovuar me një vit, nuk bind Messi, pavarësisht se rroga e tij te Barcelona mund të rritet ndjeshëm në bazë të fitimeve që vijnë nga marketingu.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Skandal në Nigeri! Politikani dhe bashkëshortja e tij të akuzuar për trafikim organesh, “dhuratë” për vajzën

Story i radhës

Bie nga çatia punëtori i një magazine në Vorë, arrestohet drejtuesi teknik i firmës

Të fundit nga