Barcelona në bisedime të avancuar për Raphinha

1 minut lexim

Barcelona janë shumë pranë transferimit të brazilianit të Leeds United, Raphinha.

Barca po synon të transferojë Raphinha gjatë merkatos së verës dhe kanë avancuar në bisedime me Deco, agjentin e lojtarit.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Barcelona ka avancuar në bisedime me agjentin e lojtarit, por ende nuk është përfshirë ekipi i Leeds United.

Raphinha në 59 paraqitje me ekipin anglez, ka shënuar 15 gola dhe ka regjistruar 12 asistime.

Opsioni tjetër për ekipin e Xavi Hernandez, nëse nuk arrijnë marrëveshjen me Leedsi, është anësori brazilian i Ajax, Antony.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kur të bashkëjetosh me të, duhet të kesh parasysh disa gjëra

Story i radhës

Berisha takon kreun e komanduar të PD, Alibeaj

Të fundit nga